Elton John zbardh bisedën me Vladimir Putin për të drejtat e homoseksualëve

Sep 15, 2015 | 15:45
SHPËRNDAJE

Elton John ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin mbi të drejtat e homoseksualëve në Rusi.

Vladimir Putin
Vladimir Putin

Ai ka postuar një foto në instagramin e tij duke falënderuar presidentin rus për gatishmërinë për të diskutuar mbi një çështje të tillë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se telefonata e Putinit ka ardhur pas një komenti të bërë më parë nga Elton John për të drejtat e mohurara të homoseksualëve në Rusi.

“Unë do të thoja eja, homoseksualët nuk janë problemi, ne nuk jemi problemi i botës – bota përballet me probleme shumë të mëdha se sa homoseksualët”,-ka thënë presidenti Putin sipas “RT-së”.

Statusi i Elton John ne "Instagram"
Statusi i Elton John ne “Instagram”

Ndërkohë që Elton John ka postuar një foto duke falënderuar President Vladimir Putin që bisedoi me të në telefon dhe se po shih mundësinë për të folur ballë për ballë me kreun e Kremlinit për barazinë e LGBT në Rusi.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se qindra komente kanë shoqëruar deklaratën e John dhe kryesisht komentuesit ishin rus.

Elton John njihet si ylli i muzikës pop por edhe si një mbështetës flaktë i të drejtave të LGBT-së në mbarë botën për vite me radhë. Së fundmi ai ka folur kundër propagandës së mohimit të të drejtave të tyre në Rusi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura