Ekstradohet në Tiranë 44-vjeçari i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje

Aug 15, 2015 | 16:29
SHPËRNDAJE

Një 44-vjeccar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje është ekstraduar ditën e sotme nga Athina për në Tiranë.

Fatmir Zeneli
Fatmir Zeneli

Ai është Fatmir Zeneli, i lindur në Vlorë. Zeneli është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Vlorës për vrasje me dashje, plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Mësohet se në vitin 1997, Zeneli ka dashur të vrasë shtetasin Lutfi Hysenin, i cili ndodhej në një bilardo. Ky i fundit u përpoq të fshihej pas trupit të një shtetasi tjetër.

Zeneli shtiu me automatik dhe i vrau që të dy, duke plagosur edhe një shtetas tjetër, që ndodhej në bilardo me ta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura