EKSKLUZIVE/ Skënderbeu “peshkon” të rinj, vjen një sulmues nga Lacio

Jan 31, 2020 | 17:34

Skënderbeu bën goditjen e dytë brenda ditës në orët e fundit të merkatos së janarit. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se sulmuesi i krahut të majtë, Beli Lukaj, i lindur në Zvicër dhe i grumbulluar disa herë me Kombëtaren U-21 të Shqipërisë, ka firmosur pak minuta më parë.


lukajj

Lajmi konfirmohet për gazetën nga klubi korçar, teksa bëhet fjalë për një kontratë afatgjatë me 20-vjeçarin që vjen nga të rinjtë e Lacios, ku ka qenë pjesë në këto dy vitet e fundit.

Lukaj është formuar si lojtar te te Aargau, duke qenë pjesë e ekipeve të moshave të kësaj skuadre deri në U-18, ku më pas ra edhe në sytë e Lacios.
lukaj

Tashmë te Skënderbeu shpresojnë se i riu do të shpërthejë me fanellën bardhekuqe, me synimin për t’i shitur më pas në një klub të huaj.

beli

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura