EKSKLUZIVE/ E vërteta e dokumentit misterioz të CIA-s për Mehmetin, Kadriun dhe Feçor Shehun! Zbardhet ditari i rrallë i ish-shefit të Sigurimit në Bllok: Byroja më akuzon se s’kam bërë shumë arrestime, kurse…

Aug 18, 2021 | 18:30
SHPËRNDAJE

Kadri habziu-gjyqi0dokumenti0CIAGazeta Panorama.al publikon në numrin e sotëm rrëfimin e radhës të mbajtur në ditarin e ish-shefit të Sigurimit të Bllokut, Gani Kodra, i cili ishte dhe njeriu më i afërt i Mehmet Shehut, i dënuar si pjesë e organizatës kundërrevolucionare të drejtuar sipas Enver Hoxhës nga ish-kryeministri i komunizmit dhe nga ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu.

VIJON NGA NUMRI I KALUAR

Gjatë procesit gjyqësor ndaj ish-ministrit të Brendshëm është zbuluar dhe një dokument i pretenduar si sekret i agjenturave amerikanë, ne të cilin theksohej se Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu, ishin agjent të rekrutuar nga SHBA.

Ky dokument u publikua në seancë gjyqësore, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Feçor Shehu, i cili ka thënë se ky dokument ishte fabrikuar nga hetuesit.

“Në një pyetje që i bëri trupi gjykues se në vitin 1948 kur kishte qenë kryetar i Degës Brendshme të Korçës, ai ishte rekrutuar nga zbulimi amerikan dhe për këtë, siç i thanë ata, kishin fakte të dokumentuara ku figuronte edhe numri i pseudonimit të tij.

Feçori, duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje tha: Mua ma dhanë në hetuesi këtë dokument, i cili ishte i përkthyer nga anglishtja në shqip dhe ku thuhet se jam agjent i zbulimit amerikan me pseudonimin përkatës. Kjo nuk është e vërtetë dhe e hedh poshtë si një shpifje dhe si një dokument i sajuar me mjeshtëri”, thekson në rrëfimin e tij, Gani Kodra.

PAS ARRESTIMIT TË KADRI HAZBIUT POPULLI FILLOI TË PËSHPËRISTE

Me goditjen që Enveri i bëri, sipas një plani dinak, Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut që ishin njerëz të ndershëm dhe që populli i donte dhe i respektonte, populli filloi të dyshojë se diçka po luhej. Ky dyshim lindi pasi grupet armiqësore u bënë të modës në Shqipëri. Ishin figurat që ishin respektuar dhe duartrokitur nga populli dhe që filluan që njëri pas tjetrit të dilnin si heretikë për vendin dhe partinë. Në çdo katër vjet Enveri nxirrte nga një grup komplotistësh duke i quajtur armiq të rrezikshëm të popullit. Kështu që me goditjen e grupit të fundit, njerëzit filluan të pëshpëritnin, por me shumë frikë.

Këtu mbarojnë dëshmitarët kryesorë të Kadriut, të cilët dëshmitë e tyre i mbyllën me turp për faktin se çdo gjë ishte e sajuar.

Kadrin me zgjuarsinë e tij, duke qenë i ndershëm dhe i pastër, me fakte ia mbylli gojën të gjithë dëshmitarëve. Pas atyre që përmendëm dhe përshkruam në numrat e kaluar, prokurorët sollën edhe disa dëshmitarë të tjerë të rëndomtë si Telat Agollin etj., që edhe këta përfunduan si të tjerët. Kështu, trupi gjykues, duke parë se asgjë e saktë nuk doli dhe që asnjë akuzë e bërë kundër Kadriut nuk u vërtetua, i mbylli pyetjet për Kadriun dhe filloi pyetjet në drejtim të Feçor Shehut.

NË PODIUMIN E DEPONIMEVE DEL FEÇOR SHEHU

Pyetjes së trupit gjykues nëse e pranonte akuzën, Feçori iu përgjigj: Unë nuk pranoj asnjë nga akuzat që më bëhen. Ndaj meje janë bërë të gjitha tentativat nga grupi hetues deri në torturat më çnjerëzore që unë të pranoj gjëra të shpifura dhe të paqena, të cilat i kam hedhur dhe i hedh poshtë me neveri, pasi janë të bëra me qëllime të caktuara. Qëndrimi i Feçorit gjatë gjithë seancave të gjyqit ka qenë burrëror. Akuzat e bëra nga trupi gjykues dhe nga dëshmitarët që ishin përgatitur nga hetuesia, ai i hodhi poshtë me fakte bindëse.

Në një pyetje që i bëri trupi gjykues se në vitin 1948 kur kishte qenë kryetar i Degës Brendshme të Korçës, ai ishte rekrutuar nga zbulimi amerikan dhe për këtë, siç i thanë ata, kishin fakte të dokumentuara ku figuronte edhe numri i pseudonimit të tij. Feçori, duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje tha: Mua ma dhanë në hetuesi këtë dokument, i cili ishte i përkthyer nga anglishtja në shqip dhe ku thuhet se jam agjent i zbulimit amerikan me pseudonimin përkatës. Kjo nuk është e vërtetë dhe e hedh poshtë si një shpifje dhe si një dokument i sajuar me mjeshtëri.

unnamed (11)

CILA ISHTE E VËRTETA E DOKUMENTIT MISTERIOZ QË IMPLIKONTE FEÇORIN

E vërteta është se mbi ato që Feçori thoshte për dokumentin që akuzohej kishte shumë të drejtë. Atë dokument na e dhanë edhe neve në hetuesi për ta lexuar dhe duke na pyetur çfarë dinim për ato që fliste dokumenti. Përmbajtja e tij ishte me shumë rëndësi për faktin se fliste me hollësi për aktivitetin e zbulimit amerikan në Shqipëri, duke përmendur, ndërmjet të tjerash, edhe emrin e Mehmet Shehut, madje edhe numrin përkatës të pseudonimit të tij. Pikërisht në atë dokument ishte edhe numri dhe pseudonimi i kryetarit të Degës së Korçës, që në atë kohë ishte Feçor Shehu.

Në fund të dokumentit shënohej emri i personit që e kishte përkthyer nga anglishtja në shqip, por që emri i tij tani nuk më kujtohet. Gjithashtu, në fund thuhej se ky dokument ndodhet pranë Arkivit të Komitetit Qendror të Partisë. Rënia në dorën e zbulimit tonë të një dokumenti të tillë me kaq shumë rëndësi ishte pothuajse e pamundur, për faktin se zbulimi ynë ishte kaq i varfër në informacion sa që edhe emigracionin tonë që ishte në vende të ndryshme nuk e njihte në brendësi siç duhej.

Nga ana tjetër, del pyetja se përse nuk u veprua menjëherë, por sa ra në dorë ky dokument, por e lanë për ta thënë kur u arrestua Kadri Hazbiu? Prandaj e them me siguri të plotë që ky dokument i ishte përgatitur nga bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, sipas porosisë së Enver Hoxhës me qëllim për t’i thënë popullit se neve kemi dokumente që vërtetojnë se Mehmet Shehu dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qenë agjentë të zbulimit amerikan.

Përveç kësaj, mund të jetë dhe varianti tjetër që kjo të ishte lojë e ndonjë zbulimi të huaj, për t’i hapur rrugën Enver Hoxhës që të godiste dhe eliminonte ato kuadro që kishte ai në plan. Fakti është se atë dokument nuk e pranoi asnjë nga ne dhe në gjyq thamë se nuk dinim gjë.

Gani Kodra, ish shefi i Sigurimit te Byrosë Politike duke folur per Gazeten Panorama
Gani Kodra, ish shefi i Sigurimit te Byrosë Politike duke folur per Gazeten Panorama

FEÇOR SHEHU NUK PRANON ASNJË AKUZË TË PROKURORIT

Ishte interesant fakti se shumë herë akuzat që bënte prokurori ose trupi gjykues binin në kundërshtim me të vërtetën reale. Kjo vinte nga mendimi mbi të cilin ata vepronin, duke thënë që “mjafton të bëhet akuza”, por se çfarë thoshte i akuzuari pak rëndësi kishte. Kështu, p.sh., trupi gjykues akuzoi Feçorin se kishte shkelur vijën e partisë pasi kishte bërë shumë arrestime në popull.

“Unë akuzohem – u përgjigj pas kësaj Feçori,- se kam shkelur vijën e partisë se kam bërë arrestime në masë. Kurse Byroja Politike në analizën që i bëri punës së Sigurimit kohët e fundit më kritikoi dhe më dha vërejtje të rëndë për faktin se nuk është punuar mirë nga organet e Sigurimit, pasi nuk kanë bërë sa duhet arrestime. Atëherë, tha Feçori, kë të marrim për bazë, akuzën që më bëni juve apo të Byrosë Politike që është organi më i lartë dhe hedh poshtë akuzën tuaj.

Duke parë se edhe Feçor Shehu, ashtu si Kadri Hazbiu, nuk pranoi asnjë akuzë duke i kundërshtuar me fakte edhe ata dëshmitarë që i nxorën ato që ishin instruktuar, trupi gjykues i mbylli pyetjet ndaj tij.

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë dhe pavendosur hiperlinkun e artikullit origjinal do të ndiqet në rrugë ligjore.

LEXO EDHE

EKSKLUZIVE/ “Hetimi për Beqir Ballukun u mbyll me urdhër nga lart!”- Dëshmitari i rremë hedh akuza të reja ndaj Kadri Hazbiut! Zbardhet ditari i rrallë i shefit të Sigurimit të Bllokut: Biseda në qeli me ish-hetuesin (PJESA 11)

EKSKLUZIVE/ Zbardhet ditari i rrallë mbi gjyqin e grupit të Kadri Hazbiut! Si u akuzua ish-ministri i Brendshëm për urdhrat që kishte dhënë vetë Enver Hoxha! Rrëfimi i dëshmitarit: Të jap fjalën e burrit, po…. (PJESA 10)

EKSKLUZIVE/ “Kadri Hazbiu u shit nga familja e sekretares së tij!”- Ditari i rrallë i shefit të Sigurimit në Bllok! Revolta e ish-ministrit ndaj njerëzve më të afërt që e tradhtuan në gjyq: T’ju vij turp, shqiptari s’e ka zakon… (PJESA 9) 

EKSKLUZIVE/ “Kadriu hyri nga dera e kuzhinës së vilës dhe…”- Zbardhet ditari i rrallë i ish-shefit të Sigurisë së Bllokut! Truproja e Mehmet Shehut akuzon ish-ministrin Hazbiu për takimin sekret para vetëvrasjes! (PJESA 8)

EKSKLUZIVE/ Nga mesazhi i fshehtë i bandës së Xhevdet Mustafës për Mehmet Shehun, te akuzat për takimin sekret në vilën e Kryeministrit! Zbardhet ditari i ish-shefit të Sigurimit në Bllok! Kurthi i ri për Kadri Habziun (PJESA 7)

EKSKLUZIVE/ “Mihallaq Ziçishti, një k*rvë e vjetër!”- Zbulohet ditari i rrallë i ish-shefit të Sigurimit të Bllokut! Si i hodhi poshtë Kadri Habziu akuzat për rekrutimin nga KGB dhe takimin me Titon! (PJESA 6)

EKSKLUZIVE/ “A mund të rrihem unë në këtë moshë?!”-Zbardhet ditari i rrallë i ish-shefit të Sigurimit të Bllokut! Përballja e parë e Kadri Habziut në gjyq: Na keni bërë tortura çnjerëzore! Jeni të paaftë të bëni detyrën! Hekuran Isai vinte çdo natë dhe… (PJESA 5)

EKSKLUZIVE/ “Takimi sekret në shtëpinë e Mehmet Shehut”- Zbardhet ditari i rrallë i ish-Shefit të Sigurisë së Bllokut: Mbledhja e partisë që alarmoi Enverin! U përdorën bandat e Hamit Matjanit dhe Zenel Shehut për të….(Pjesa 4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura