E-mailet sekrete të Gledis Nanos, zbulohet plani për ekzekutimin e Albin Kurtit në vitin 2021! Dy persona nga Kosova dhe një tjetër nga Shqipëria…

Sep 19, 2022 | 13:35

Të dhënat nga e-mailet drejtuar ish-kryepolicit Gledis Nano të nxjerra në shesh nga hakerat kanë zbuluar një plan të dy personave nga Kosova dhe një tjetër nga Shqipëria për të vrarë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

640-0-5ff6f3bebbcd1

Sipas e-mailit thuhet se gjithçka duhet bërë për të sjellë destabilizim në të dyja vendet. Ai i është dërguar në vitin 2021 Gledis Nanos.

I dyshuar për atentatin del se është Prek Kodra nga Shqipëria i cili thuhet se ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Duke iu referuar informacioneve të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha.

Një muaj më pas thuhet se do të vritej Xhavit Haliti, që të dukej gjithçka si hakmarrje mes tyre. Ndërsa pas tyre do të vritej kryeministri Albin Kurti, për të destabilizuar Kosovën. Këto tre vrasje ishin planifikuar të kryheshin në harkun kohor të tre muajve të ardhshëm që nga hartimi i planit.

Prek Kodra dyshohet i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Kosovë dhe Mal të Zi. Kodra rezulton me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut.

Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

© Panorama.al

Te lidhura