Doktori kinez pretendon shërimin e plotë të 9 pacientëve me koronavirus. I trajtoi ata me…

Mar 18, 2020 | 17:58
SHPËRNDAJE

Një mjek kinez që drejton një laborator në Wuhan, vendi ku nisi përhapja e virusit vdekjeprurës, pretendon se mund të shpëtojë mijëra jetë pasi bëri një përparim në trajtimin e patogjenit vdekjeprurës, shkruan DailyMail.

26029272-8116881-image-a-1_1584365277046

Dr Dongcheng Wu, ekspert në terapinë e qelizave burimore, tha se ai ka trajtuar me sukses nëntë pacientë që ishin shtruar në spital me pneumoni të koronavirusit të ri.

Pacientët, kryesisht të moshuar, kishin probleme serioze të frymëmarrjes, si dhe inflamacion dërrmues në mushkëri, para se të dilnin vullnetarë për provën mjekësore të Dr. Wu në fillim të këtij muaji në Wuhan.

Krahas trajtimit konvencional, Dr Wu infektoi qelizat burimore të kërthizës njerëzore (UC-MSC) drejtpërdrejt në venat e nëntë pacientëve.

26029806-8116881-image-a-7_1584366720125

Është pohuar se ata të gjithë kanë pasur shërim të plotë brenda ditëve nga marrja e trajtimit.

Lajmet për përparimin në shërimin e sëmundjes nga Dr. Wu, i cili është partner me kompaninë amerikane të qelizave burimore “Blue Horizon International” (BHI), u zbuluan në fillim të javës së kaluar.

Në një intervistë, shkencëtari i tha DailyMail: “Ky trajtim potencialisht mund të shpëtojë mijëra e mijëra jetë, kështu që natyrisht ne jemi shumë të lumtur me këto rezultate”.

“Po, a është një kurë? Është ende shumë herët në proces dhe ne kemi akoma punë për të bërë”.

“Ne kemi nevojë për të përfunduar provat klinike për të konfirmuar nëse terapia e qelizave burimore është e sigurt dhe efikase për të trajtuar pneumoninë e koronavirusit të ri.”

Qelizat burimore, shpesh të quajtura “blloqe ndërtimi të jetës”, janë qeliza që kanë aftësinë të zhvillohen në lloje të ndryshme qelizash. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë në riparimin e indeve të dëmtuara.

Shkencëtarët mund të marrin qeliza burimore nga indet e rritura siç janë palca e eshtrave por lloji më i diskutueshëm janë qelizat burimore embrionale, të cilat vijnë nga embrionet njerëzore.

Dr. Wu dhe BHI përdorin vetëm qeliza burimore të marra nga plazma e palcës së kërthizës, e cila konsiderohet se heqje e indeve.

Dr Brian Mehling, bashkëthemelues i BHI, është duke punuar ngushtë me Dr. Wu në kërkimin dhe tha se rezultatet e provave mjekësore janë ‘befasuese’.

“Studimi ynë zbuloi se qelizat burimore janë jashtëzakonisht të efektshme në uljen e inflamacionit dhe gjithashtu mundësojnë trupin të rregullojë indet e dëmtuara.

“Ne iu dhamë nëntë pacientëve, të cilët ishin në spital me probleme të rënda, akut pulmonar, qelizat burimore të gjakut me anë të IV dhe 100 përqind e tyre u përmirësuan, kështu që natyrisht u mahnitëm”. Sqaron më tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura