Do ta votojë PS dhe LSI Presidentin e ri pa PD në raundin e tretë? Ja si përgjigjet Meta

Apr 20, 2017 | 15:25
SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh sot se edhe për raundin e tretë do të kërkohet konsensusi dhe dialogu me opozitën.

meta nga fieri

“Ne këmbëngulim për dialog dhe konsensus. Besojmë dhe nuk duam të paragjykojmë mënyrën e reagimit të opozitës. Shpresojmë që edhe opozita të dëshirojë një president që vjen përmes konsensusit. Mbi të gjitha të marrë pjesë në zgjedhje dhe të garantohet që ato të jenë lira”, tha Meta në përfundim të seancës për djegien e raundit të dytë të zgjedhjes së Presidentit.

Ende nuk ka vendim nga KQZ për koalicionet. Nëse nuk ka vendim sot nga KQZ për kërkesën tuaj, a do të ketë aleancë paszgjedhore me PS?

Cështja kryesore nuk është ajo e koalicionit të PS me LSI. Por e dhënies së një mundësie në kohë të PD-së dhe partive opozitare që nuk janë regjistruar as si subjekte politike për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. Ky është thelbi kryesor i kësaj iniciative.

Janë mundësi zgjedhjet e parakohshme?

Nuk e shoh si një variant konstruktiv dhe të dobishën. Qëllimi është përfshirja e opozitës edhe në çështjen e Presidentit të ri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura