Debati për vetingun, Donald Lu: Ja ç’ka thënë Berisha për Venecian

Dec 7, 2016 | 19:37
SHPËRNDAJE

Në simpoziumin kundër korrupsionit, ambsadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Donald Lu ka bere edhe nje here tjeter nje deklarate te forte ne lidhje me luften kunder korrupsionit ne Shqiperi, teksa nenvizoi se kjo do te nise me zbatimin e Vetingut ne fillim te vitit te ardhshem, teksa ka kujtuar edhe ate qe ka thene disa kohe me pare deputeti demokrat Sali Berisha lidhur me keshillat e Komisionit te Venecias.

Donald Lu

Deklarata e plotë e Donald Lu:

“Gjate ketyre 3 diteve simpozium ju keni degjuar se si është luftuar korrupsioni në Rumani, Kroaci dhe SHBA. Në secilën prej këtyre rasteve ai nuk u luftua nga të huaj, por prokurorë, policë, gazetarë dhe qytetarë me kurajo të tre vendeve. Kjo nuk u arrit nga të huajt dhe sigurisht që nuk u arrit nga politikanët.

Por si do luftohet korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri?

Kjo nis me vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve në fillim të vitit të ardhshëm. Pasi të jenë vlerësuar mjaftueshëm prokurorët, prokuroret vetë të pastër do përzgjedhin anëtarët e këshillit të lartë të prokurorisë dhe kjo do përzgjedhë SPAK, dhe prokurorët e lartë të SPAK do përzgjedhin drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Është bërë shumë kujdes pë të ndërtuar një sistem që është i pavarur dhe është i izoluar nga trysnitë politike.

Gjithashtu kjo do kërkojë që populli shqiptar ta vëzhgojë këtë proces me kujdes që të sigurohet që asnjë politikan, gjyqtar apo prokuror të mos manipulojë rezultatin e këtij sistemi. I jemi mirënjohës komisionit të Venecias për këshillat e urta.

Jam dakort me doktor Sali Berisha që ka thënë se opinioni i komisionit të Venecias afron një bazë solide për ti dhënë vendit reformën më të mirë të drejtësisë. Ai tha se beson që të gjitha forcat politike shqiptare duhet të mbështesin këshillën e urtë të presidentit të komisionit të Venecias.

Kam besim në mencurinë e popullit shqiptar, është i zgjuar dhe i paepur, eshte i lodhur nga korrupsioni në këtë vend”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura