Gazetarja Anduena Llabani ka komentuar në News 24 protestën që ka hyrë në ditën e 58-të të saj, duke u ndalur te masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit gjatë tubimeve të zhvilluara përpara Parlamentit të Shqipërisë.
Llabani tha se, sipas informacioneve të saj, në protestën e fundit ishin angazhuar rreth 1500 forca policie, ndërsa zona përreth Kuvendit ishte monitoruar në mënyrë të vazhdueshme.
“Kam qenë një ditë më parë në vendngjarje, ku punonjës të Shqiponjave dhe Policisë së Shtetit kanë kontaktuar me biznese private për të pasur akses dhe për të survejuar zonën, vijën e kuqe. Në këtë protestë numri i policëve ka qenë 1500 forca. Duket se gardhi dhe urdhrat kanë qenë për të mbajtur sa më larg protestuesit. Ka pasur një organizim të përqendruar”, tha gazetarja.
Sipas saj, policia ka pasur edhe dyshime që mund të përdoreshin gjatë protestës vezë prej mermeri apo sende të tjera të forta ndaj deputetëve.
“Policia ka pasur informacione ku është dyshuar se vezët mund të ishin prej mermeri apo që mund të ishin shkulur pjesë të trotuareve. Ka kërkuar nga personazhet e protestës që të tregonin se ku ishin vendosur vezët, pasi kishte dyshime për përbërjen e tyre”, tha ajo.
Duke folur për përplasjet e fundit, gazetarja tha se përdorimi i miellit, domateve, vezëve apo heqja e barrierave nuk duhet të barazohet domosdoshmërisht me akte dhune. Ajo u shpreh se nuk beson se një forcë politike do të mund të marrë kontrollin e protestave, ndërsa paralajmëroi se “shtatori do të jetë edhe më i flaktë për protesta madhështore”.
Anduena Llabani: Kam qenë një ditë më parë në vendngjarje, ku punonjës të Shqiponjave dhe Policisë së Shtetit kanë kontaktuar me biznese private për pasur akses dhe në survejim zonën, vijën e kuqe. Në këtë protestë numri i policëve ka qenë 1500 forca. Duket se gardhi dhe urdhrat që kanë qenë, kanë qenë për të mbajtur sa më larg protestuesit. Pra ka pasur një organizim të përqendruar. Policia ka pasur dhe të evidentuar personat që ka shoqëruar. Disa prej tyre kanë kapur në momente flagrante. Kanë qenë të lokalizuar. Mënyra se si është bërë shoqërimi i tij, e kanë ditur se ku ka qenë protestuesi.
Policia ka pasur informacione ku është dyshuar se vezët mund të jenë mermeri apo dhe mund të jenë shkulur trotuaret. Policia iu kërkon personazheve të protestës, që të nxjerrin se ku janë vezët, pasi kanë pasur dyshime se ato kanë qenë prej mermeri. Ka njerëz, të infiltruar në këtë protestë, që po e përdorin protestën, që sillen dhunshëm. Por janë ndaluar nga aktivistët për të bërë veprime të tilla. Fakti që në protestë ka gazetarë, fëmijë, nëna, apo baballarë që mbajnë karroca, do të thotë se aty nuk ka qellim që të shkohet te dhuna. Nëse goditet me miell, domate dhe vezë apo hiqen hekurat, kjo nuk është akt dhune.
Masat që janë marrë nga policia, janë reflektuar. Policia mendon se protestuesit do të jenë të dhunshëm. Ka një skenar dhe të protestuesve, që kanë vendosur që përveçse sheshi, një nga projeksionet të jetë Kuvendi. Madje dhe afrimi i koshave të mbetjeve para Kuvendit, një deputet mund të futej në koshin e plehrave. Nuk besoj se një nga forcat politike do të kap protestat. E dija që revolucioni Flamingo do të ishte i tillë, pasi nuk mund të rrinte tërë kohës paqësor. Mendoj se shtatori do të jetë edhe më i flakët për protestat madhështore. Zemra pompon.
© Panorama.al












