Dalin pamjet nga vendi ku është rrëzuar efektivi i RENEA-s, ka thyer duart e brinjë. Në rrezik për jetën, ja ç’po ndodh aty

Dec 9, 2019 | 11:33
SHPËRNDAJE

efektivi dukagjin

Nëse nuk dërgohet një helikopter Bledar Beluli i forcave speciale rrezikon seriozisht jetën.

Efektivi i RENEA-s Bledar Beluli i cili është rrëzuar në Theth të Dukagjinit ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se efektivi ka thyer duart dhe brinjët ndërsa mendohet se ka dëmtime edhe në pjesën e legenit dhe është në një situatë të vështirë.

E vetmja mundësi raportojnë banorët që ndodhen në vendngjarje për ta shpëtuar është vetëm përmes helikopterit, në të kundërt jeta e tij është në rrezik.

Efektivi Beluli është rrëzuar që në orën 7:30 të mëngjesit dhe pavarësisht informacionit për rrëzimin e tij strukturat shtetërore po veprojnë me shumë ngadalësi ndërsa jeta e tij është në rrezik, raporton korespondenti i Panorama.

Një grup i FNSH Shkodër janë nisur drejt vendit të ngjarjes ndërsa aty ndodhen edhe disa banorë por është e pamundur që efektivi i rrëzuar të nxirret fizikisht.

Ai ka rënë rreth 100 metër poshtë një shkëmbi në një terren tejet të thepisur që nuk lejon ecjen në këmbë dhe asnjë lloj veprimi tjetër.

E vetmja mundësi për t’u ulur aty është përmes konopëve ndaj kërkohet vetëm ardhja e helikopterit për ta shpëtuar nga ajri duke ulur barrelën me litar që kanë helikopterët dhe me ndihmën e banorëve në të kundërt çdo formë tjetër rrezikon jetën e tij. Temperaturat atje ku është rrëzuar janë të ulëta ndërsa banorët kanë ndezur një zjarr fillimisht por zjarri është fikur dhe i plagosuri vazhdon që të jetë në mes të ftohtit dhe me shumë dëme në trupin e tij. Përveç banorëve që po bëjnë maksimumin, strukturat shtetërore nuk kanë asnjë angazhim serioz ndryshe nga herët e tjera kur janë rrëzuar shtetas të huaj ku angazhimi ka qenë maksimal./PANORAMA

3cbf3b88-7471-4066-bc7b-c88dba71702f b918adf9-402c-4485-b2b0-4189e6982c21 a38b3c2e-6887-4b50-af25-2de6bd12e939 26ac769a-156a-4112-9dde-b02fe3e2f021

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura