Çmimi i biletës ende pa marrëveshje, Shoqata: Mos e politizoni

Dec 30, 2015 | 16:31
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj premtoi negociata per gjetjen e nje zgjidhjeje me Shoqaten e Transportit Publik, lidhur me kerkesen e tyre per rritjen e cmimit te biletes.

urbanetGjate takimit te zhvilluar nderkohe qe mbahej mbledhja e Keshillit Bahkiak, Veliaj theksoi se “nuk jam idiot ta le Tiranen pa transport publik, do te negociojme per nje zgjidhje”.

Pas takimit, përfaqësuesit e shoqatës deklaruan se nuk u fol për rritje cmimi, por për indeksim të tij për vitin në vijim.

Ata deklaruan se do të dalin nesër me një vendim, ndërkohë që kërkuan mospolitizim të ceshtjes.

“Përpjekjet janë për biletat elektronike janë për zgjerimin e linjave të qytetit për të shkuar në periferi, janë plane shumë të mira, por janë plane për tu zgjidhur dhe kërkojnë kohën e tyre. ne kemi arritur në një sghkallë që nuk po përballojmë dot shërbimin. Nga ana e kryetarit na u tha sot që mund të bëhet një indeksim për vitet që kanë kaluar. Sa është ky indeksim ? Nëse ata zotërnj e dina, ta dëgjojmë se cfarë është dhe do t’u japim përgjigje nesër. Nëse nuk do jemi të kënaqur nga ajo që do bëhet”, tha një përfaqësues i shoqates.

“Ne i kërkojmë  të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak ju lutemi mos ta politozjnë këtë problem. Nuk është problem politik, por është problem për qytetarët e Tiranës dhe për ne prandaj ta shohin me qetësi. Ne do presim e shpresojmë te Këshilli Bashkiak. Do dalim edhe nesër në konferencë për shtyp për qëndrimet tona”, u shpreh një tjetër përfaqesues.

“Meqë këshilli bashkiak është mbledhur, jo më larg se dje kryetari i bashkisë së Tiranës ka takuar homologun nga Prishtina. I bëj thirrje kryetarit që të shohi sa kushton bileta në Prishtinë, është gjysëm euro. Është 70 lekë me lekët tona”, deklaroi per mediat perfaqesuesi tjeter i shoqates.

Nderkohe qe perfaqesuesi i keshilltareve te LSI, Shezai Rrokaj ka thene qe nuk do te pranojne rritje cmimi ne 70 leke. “nuk do te lejojme qe me presion ta kalojme ne kolaps qytetin tone qe e duam shume”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura