Dasma përrallore e Princ Leka II, detajet e darkës dhe të ftuarit mbretërorë

Oct 9, 2016 | 15:01
SHPËRNDAJE


Gjatë gjithë ditës së djeshme, të gjitha mediat online kanë folur orë pas ore për martesën e Princ Lekës me Elia Zaharinë.

IMG_4530Ishte një ditë e ngjeshur, që nisi që në orët e para të mëngjesit. Mediat e huaja zunë vend në hyrje të Pallatit të Brigadave, rreth orës 10:00, për të pritur gjithë të ftuarit mbretërorë që do të ishin të pranishëm në ceremoninë e celebrimit të çiftit, e cila u krye nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

393681C400000578-3828417-image-a-12_1475936090331Ishin të pakët të ftuarit shqiptarë në këtë ceremoni! U ishte lënë një vend i posaçëm, si për ta bekuar këtë ditë, përfaqësuesve të të gjitha feve zyrtare, që gjatë gjithë kohës së ceremonisë i kanë quajtur me titujt Princ dhe Princeshë.

Martesa e nipit të Ahmet Zogut, të parit mbret të shqiptarëve, Leka II, me aktoren Elia Zaharia, është e dyta martesë e tillë që bëhet në Shqipëri, pas të parës dasmë mbretërore të organizuar më 23 prill 1938, ajo e Mbretit Zog me Geraldina De Nagy Appony.

Ceremonia ka qenë e thjeshtë, por me emocione të dukshme. Më shumë se te të tjerët, emocionet u vunë re menjëherë në sytë e njerëzve më të afërt të nuses. Aktorja Yllka Mujo me të birin, Amos Zaharia, dhe të atin e nuses, Gjergj Zaharia, ishin të parët që mbërritën në Pallatin e Brigadave!

Pas tyre, me radhë, nisi vargu i vizitorëve nga vende të ndryshme të botës, mes të cilëve, Princi i Luksemburgut, Princërit nga Lihtenshtejni, LSM Princesha Lalla Salma e Marokut, LSP Farah Diba, MS Mbretëresha Sofia e Spanjës etj.

Nusja, që tashmë do të njihet me emrin Elia Zogu, ka hyrë në Pallatin e Brigadave e veshur me një fustan nusëror prej sateni dhe dantellë të qëndisur me fije ari, të realizuar nga stilistja kosovare Blerina Rugova.

Megjithëse e vogël, ishte e dukshme kurora që mbante në kokë, një buqetë me lule të bardha dhe një vello e gjatë e realizuar në stilin klasik.

Siç e kishte thënë dhe më parë, Elia ka preferuar që pamja e saj të jetë origjinale dhe të mos evokonte në asnjë çast stilin e Mbretëreshës Geraldinë, që ka mbetur në kujtesën e të gjithëve nga filmimet bardhezi të ‘38, me sharmin e pakrahasueshëm me fustanin “Chanel”.

Mirëpo, aq të rëndësishëm kanë qenë të ftuarit e kësaj dite, sa që vëmendja nuk mund të ngelej vetëm për Elian, me gjithë bukurinë që i ndriçonte! Spikatën, në ditën e djeshme, të ftuar nga oborret mbretërore të të gjithë botës.

Dasma zgjati gjatë gjithë ditës! Pas një pushimi të vogël në kohën e drekës, pas orës 14:00, në rezidencën mbretërore nisi një tjetër etapë, ajo e vizitave të miqve e të afërmve të çiftit…

Ishte rreth 500 numri i të ftuarve që uroi çiftin, ndërsa në mbrëmje u zhvillua darka zyrtare. Sipas informacioneve të dhëna më parë, darka ishte e gjitha me produkte shqiptare, kurse festa nuk ishte ajo klasikja e dasmave shqiptare. U luajt muzikë e lehtë vetëm në pushimin mes pjatave.

Çifti trashëgimtar i fronit mbretëror njihen për një jetë të thjeshtë në Tiranë. Leka Zogu II punon këshilltar në Presidencë, ndërsa bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, vijon punën si aktore.

Detajet e darkës gala me 300 të ftuar

Stacioni i fundit i dasmës princërore ishte atje ku nisi gjithçka: te Pallati i Brigadave! Të ftuarit e parë nisën të shfaqen me të kaluar ora 19:00 e mbrëmjes, për të përfunduar rreth orës 20:00, kohë pas së cilës do të vijonte darka. Njësoj si në pjesën e parë të ditës, në tapetin e kuq kaluan emra të rëndësishëm të familjeve aristokrate e atyre mbretërore.

Binte menjëherë në sy ndryshimi i veshjes dhe impenjimi i secilit për të qenë në lartësinë e një dasme të tillë. Ata që i mungonin ceremonisë së celebrimit, por që i pamë gjatë darkës ishin personalitete të rëndësishme, si ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, me bashkëshorten Liri Berisha, kryetari i PDsë Lulzim Basha me bashkëshorten dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta me bashkëshorten Monika Kryemadhi.

KËNGËTARËT E PRANISHËM NË DASMË

E para që u vu re në miqtë e festës së pasdites ishte këngëtarja Soni Malaj, por ajo nuk ishte aty për të kënduar. Të gjithë e kujtojmë grupin “Spirit Voice”, ku dy mikeshat kanë qenë pjesë! Në mbrëmje, ato që kanë kënduar live kanë qenë këngëtarja nga Kosova Shkurte Fejzaj, Marsela Çibukaj, Kamela Islamaj, Vikena Kamenica, si dhe Brigel Guga me bandën e tij muzikore.

ANI JAUPAJ

IMG_4900 IMG_4859 IMG_4857 IMG_4824 IMG_4811 IMG_4807 IMG_4651 IMG_4605 IMG_4584

basha 1

basha 2

IMG_4525 393681C400000578-3828417-image-a-12_1475936090331 3936791D00000578-3828417-image-a-5_1475936089981 3936766400000578-3828417-image-a-6_1475936090014 3936792100000578-3828417-image-a-4_1475936089966 IMG_4438 39367B6A00000578-3828417-image-a-2_1475936089946 IMG_4530

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura