Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja e SPAK për grupin kriminal që merrej me trafikun e drogës, ku si pasojë u arrestua Erzen Breçani, ndërsa djali i tij, Eralbi u shpall në kërkim së bashku me Ervin Matën.

Në një episod komunikimi në SKY ECC, Ervin Mata orienton Eralbi Breçanin për trafikun e kokainës. Madje ai i thotë se çdo gjë “e do transparente”, duke i kërkuar që të ketë besim tek ai.
Eralbi Breçani në episodet e përshkruara më lart, ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe dyshohet në të paktën dy raste që e ka kryer atë në bashkëpunim me persona të tjerë.
Edhe në lidhje me grupet e chat-it, ku merr pjesë Ervin Mata, ka dyshime që pjesëmarrësit ndodhen për qellim kryerjen e veprave penale. Këto dyshime mbështeten edhe në komunikimet e Ervin Matës ku tregon që i ka rënë një sasi prej 240 kg në Frankfurt, ku me “rënë” i referohet sekuestrimit nga autoritetet ligj zbatuese.
PJESE NGA DOSJA
Me datë 21.09.2020, Ervin Mata duke përdorur GS4TD në orën 14:12:03 dërgon mesazhet: (D****P*)”…
GS4TDD—Veç Shqopwri du lek un….Ti kaloj I milion ne Holandë po duash….Po me pret me ca dush…Te flas te kaloj lek sot….Mos e vrit mer mendjen….”
Shtetasi Ervin Mata, evidentohet se ka komunikime edhe me shtetasin Eralbi Breçanin, me të cilin në biseda e orienton dhe flet lidhur me aktivitetin e trafikimit të narkotikëve.
Me datë 10.08.2020 në orën 13:39:16 i dërgon mesazhe Eralbi Breçanit tek S7DEGI me këtë përmbajtje:
“…GS4TDD– Dua çdo gjë transparent me mua……Kaq dua….E ke kuptu kur ishte malli me 27 jua dhashë me 23 ne Valencia me thoje 12….Dhe flasim bashk….Dua t’më besosh ne ca them….Me dysheme ta bej 600…. Pa merak i bej gjitha un…Dua ti te besosh kur flas un….E mos besosh ca thon tjerët….Ok vllai….Kam fillu qe dje…Pa merak do filloj kontaktet prap….Per nja 3 dit kemi dalje ku dush e hypja….Dhe per dalje me thuaj te jap un te sigurta nese ke hypja….Ok….”
© Panorama.al










