Burrel, “Qytetarë Nderi” në një ditë kushëriri i Enver Hoxhës e princ Leka

Nov 21, 2012 | 12:06
SHPËRNDAJE

BURREL – Këshilli Bashkiak nderon 20 figura të njohura të qytetit të Burrelit, ku numrin më të madh të votave nga anëtarët e kanë marrë kushëriri i Enver Hoxhës dhe princi Leka. Në kuadër të 100- vjetorit të parësisë, Këshilli Bashkiak i Burrelit dha dje 20 tituj “Qytetar Nderi” për figura të njohura të Matit, ish-drejtues të pushtetit lokal, intelektualë, sportistë, ushtarakë, ish-të dënuar politikë etj. Fillimisht në Këshill ishin paraqitur vetëm disa emra, ndërkohë këshilltarët e pranishëm shtuan të tjera personalitete, madje thanë se në kuadër të Ditës së Pavarësisë mund të ishin nderuar edhe shumë persona të tjerë, kontributi i të cilëve njihet në rrethin e Matit. Në relacionin e paraqitur nga zyra e arsimit, kulturës dhe sporteve në lidhje me ish-drejtuesin e Komitetit Ekzekutiv të Matit, Nedin Hoxha, thuhet se ai ka lindur në qytetin e Gjirokastrës dhe se ka punuar në poste të rëndësishme si ministër i Tregtisë së Jashtme, ish-kryetar i Komitetit Ekzekutiv në Vlorë, Gjirokastër e Mat dhe tri herë është zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor. Në rrethin e Matit, Hoxha ka punuar nga viti 1985 deri në vitin 1989. “Ai është skalitur në memorien e qytetarëve të Burrelit si një drejtues i aftë, reformator dhe me një ndikim shumë të madh në zhvillimin e Matit, veçanërisht në zhvillimin urbanistik të qytetit si dhe thithjen e investimeve shumë të rëndësishme në fushën e kulturës, sporteve, rrjeteve tregtare dhe mjediseve argëtuese e çlodhëse”, thuhet në relacionin e paraqitur nga Bashkia Burrel. Po nga ana e këshilltarëve u kërkua me këmbëngulje të vlerësohej figura e princit Leka II si trashëgimtar i ish-familjes mbretërore.

Titujt e dhënë dje
Nedin Hoxha
Princi Leka II
Dan Shema
Ali Zeneli
Jarosllav Alla
Ramiz Palluci
Skënder Lleshi
Engjëllushe Gjoka
Isuf Meta
Ymer Neli
Sabri Alia
Ferit Këputa
Abaz Sula
Idriz Pasha
Skënder Barci
Ramazan Ceni
Agim Cevani
Gëzim Kolaveri
Behar Gjoka
Osman Lika

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura