Batutat me fermerët/ Nga Enveri te hashashi e Berisha, Rama: S’më dridhet asgjë

Oct 23, 2016 | 8:44
SHPËRNDAJE

Nuk mungojnë batutat gjatë takimeve të kryeministrit Rama me fermerë në zona të ndryshme të vendit.

banori

Ndalesa e radhës është sot në Këlcyrë. Pasi ka folur jo shkurt për reformat e qeverisë në ndihmë edhe të fermerëve, ka nisur bashkëbisedimi.

Një fermer teksa u ngrit e falënderoi Ramën për takimet që po bën.

Fermeri: Ky është takim gju më gju me popullin si e quaji ai i ndjeri qëmoti, ky është , hallall jua bëftë Zoti, ne flasim ashtu si dimë, edhe nëse flasim të ngatërruar e di ti atë punë, se e rregullon ti.

Ai mes të tjerash i është ankuar për urën që rrezikon shembjen dhe bashkë me të edhe banorët e zonës.

Fermeri: Do ta shohësh urën në FB kur ta hedhin, e do thuash o atë që më thanë ata fshatarët aty. nëse i ndjek këto që të themi, pikët i ke të fituara 100 %

Rama: Si jeni me hashashin nga fshati juaj?

Fermeri: Më kape mat me një lëvizje, jam invalid, nuk kam mundësi të bredh nëpër shkarpa për të parë hashash, pyet moshën e re, unë ca shoh me sy në TV.

Rama: Në TV i shoh dhe unë po ti ke parë gjë?

Fermeri: Jo kështu nuk kam parë gjë.

Rama: Mu duke në formë, thashë mos e ke nga…, se kështu thonë mos të ka ardhur aroma edhe ty..

Biseda ka vijuar me tw tjera ankesa 

Fermeri: Nuk kemi asnjë pikë ujë për të vaditur..

Rama: Sa fëmijë ke?

Fermeri: Kam 6.

Rama: I ke bërë menjëherë apo me radhë?

Fermeri: Me radhë..

Rama: Kaq kisha unë, si ti bëj unë për 3 vjet gjërat që su bënë për 25 vjet, mirë mo ju keni në drejtë. Në sa vjet i ke bërë?

Fermeri: Në tre vjet.

Rama: Po si i ke bërë në tre vjet, ke bërë një në tre vjet, mirë e paske sensin e progresit të saktë.

Fermeri: Është kanali aty..

Rama: I bëri kanalet ai, erdhi demokracia i mbylli kanalet.

Batutat për Berishën

Fermeri: Kur zë Berishën më dridhet shpirti

Rama: Mua s’më dridhet asgjë që të siguroj, jam i qetë. Duhet përmendur për të mos marrë në sysh, e ke kollaj tani, me një sustë, e gjen të enjten, se do, ia mbyll gojën.

Fermeri: Atje të rri ai. Unë rri në Tiranë, por dua të kthehem..

Rama: Aa po më bën kërkesa mua?

Fermeri: Nuk kemi xhade fare, ambulancë nuk kemi po ikin njerëz, nëna iku, babai iku, fëmijët dhe gruaja ikën, do iki edhe unë

Rama: Magjistar nuk jam e nuk kam shkop magjik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura