Atentati në Shkodër/ Kush është i forti i Shkodrës, i përfshirë në vrasje në vitin 2001

Jun 28, 2017 | 13:55
SHPËRNDAJE

“Panorama” sjell detaje nga atentati i ndodhur ditën e sotme në Shkodër në orët e vona. I plagosur rëndë ka mbetur Ilmir Hajdari 42-vjeç, i njohur si Mir Vetlla.

c9795488-d8e0-4705-9126-3d529ed2d420Hajdari rezulton se është preson me precedent penal, pasi është akuzuar për atentatin dhe vrasjen me armë zjarri të Indrit Bajrit në më 21 tetor të vitit 2001.

Ilmir Hajdari, se bashku me Xhabir Shegajn dhe nje person tjeter ekzekutuan Indrit Bajrin me automatike.

Vete Shegaj u ekzekutua me snajper ne vitin 2015 per vrasjen e Indrit Bajrit.

Ilmir Hajdari kishte debatuar me Indrit Bajrin e në grindje e sipër kishin kërcënuar njëri-tjetrin e ishin ndarë të acaruar.

Ditën e ngjarjes, Ilmiri, pasi kishte marrë me vete edhe Xhabir Shegën e Kujtim Barbullushin, po udhëtonin me një makinë “Mercedes Benz”.

Të tre të pandehurit ishin të armatosur me armë dhe po lëviznin nga qendra e qytetit, në rrugën kryesore, në drejtim të lagjes “Partizani” (Rus).

Te kryqëzimi, pranë Shkollës së Muzikës, në trotuarin pranë restorant “Podgorica”, Ilmir Hajdari vë re Indrit Bajrin dhe ky i fundit vë re të pandehurin.

Menjëherë ata reagojnë ndaj njëri-tjetrit dhe Ilmiri ka qëlluar në drejtim të tij. Po ashtu, ndaj Bajrit kanë qëlluar Xhabir Shega e Kujtim Barbullushi, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura