Asfiksohen nga prushi i qymyrit, në spital babai, nëna dhe vajza

Feb 19, 2019 | 10:54
SHPËRNDAJE

 

qymyriTre persona të së njëjtës familje janë dërguar në spital mëngjesin e sotëm në Korçë pasi kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen.

Xhevit Shoshi 61 vjeç, Efigjeni Shoshi 53 vjeç dhe vajza e tyre 33- vjeçare Eriselda Shoshi, në lagjen 28 nëntori, kanë pasur probleme si pasojë djegies së qymyrit në mangall pohojnë mjekët.

Tashmë ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po marrin kujdesin e duhur në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura