Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e HEC-it “Drita” të Erzen Breçanit

Jan 22, 2024 | 13:02

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO, për sekuestrimin e HEC-it “Drita”, në pronësi të Erzen Breçanit, i arrestuar për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.

erzen-brecani

Erzen Breçani u arrestua pas zbardhjes së disa bisedave ne aplikacionin “SKY ECC”, ku në pranga përfunduan disa persona.

Apeli i GJKKO, njofton se kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit tij.

Njoftimi i plotë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 22.01.2024, ora 11:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 21 akti, datë 11.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e Shoqërisë {…} sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 465, datë 24.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror”, dhe vendosi:

–              Miratimin e vendimit nr. 465, datë 24.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

–              Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit tij.

HETIMI PASUROR

Hetimi pasuror ndaj Erzen Breçanit ka nisur nga SPAK, pasi nëpërgjimet e SKY ECC, doli i përfshirë ai djali i tij, Eralbi dhe i kërkuari Ervin Mata. Ata u akuzuan si të përfshirë në trafik droge, grup kriminal e krijim kushtesh për vrasje.

Përveç emrave të 11 personave të përfshirë direkt në hetim, 4 nga të cilët janë arrestuar dhe 7 që janë në kërkim, SPAK tha se po verifikon pasurinë e familjarëve të tyre dhe të këngëtares Elvana Gjata, e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj bankare nga Ervin Mata. Ky i fundit ka kryer biseda në “Sky ECC” për trafikim droge në disa episode, ndërkohë që nuk rezulton të ketë në emër të tij ndonjë biznes. SPAK po verifikon emrat e familjarëve ndërkohë Erzen Breçani rezulton i lidhur me dy kompani.Subjekti “HEC Drita Energy”, me administrator Eralbi Breçani, i përgjuar direkt në biseda për trafik kokaine dhe transaksione financiare, është themeluar në 23 shtator 2019 me objekt aktiviteti ndërtimi, shfrytëzimi dhe administrimi i Hidrocentralit “Drita”, deri tek shitja e energjisë.

Punimet në Lumin e Gashit, Bashkia Tropojë, janë bërë me leje ndërtimi të dhënë nga KKT, në datë 12.07.2019. Veprimet e fundit të HEC, janë kryer më 23 korrik 2023, dhe që prej datës 15 mars 2022 subjekti është i pezulluar. Subjekti ka dalë me humbje që nga viti 2019, deri në vitin 2022 duke raportuar aktivitet negativ.

Ligjërisht mbetet e paqartë me çfarë janë përballuar humbjet e HEC-it ndërkohë që në faqet 84 dhe 85 të dosjes së SPAK, Erzen Breçani është përgjuar teksa bisedon me djalin e tij për shuma që i nevojiteshin nga 300 deri në 500 mijë euro për përballimin e shpenzimeve, madje, në një bisedë, tregon se kishte edhe probleme me pagat e punëtorëve.

Në dosjen voluminoze është fiskuar edhe mesazhi i Erzen Breçanit ku i thotë djalit se i duhen 300 mijë euro për turbinat dhe e pyet nëse do të vonohen paratë në mënyrë që t`i thotë administratorit Fatbardh Breçani të marrë kredi. Kompania që ka në pronësi HEC-in që po ndërtonte Erzen Breçani është shoqëria e sigurisë Breçani R.O.S.P, e themeluar më 6 prill 2005. Kjo e fundit ka si objekt të aktivitetit shërbimin e ruajtjes dhe i sigurisë fizike të personave dhe objekteve dhe transportimin e vlerave monetare e sendeve të çmuara.

PËRGJIMET E SKY ECC, ERZEN BREÇANI I JEP INFORMACION NUREDIN DUMANIT

Me datë 19.09.2020 në orën 12:09:51, Ismail Zeneli kontakton CC4RE2 dhe e njofton që aparatet telefonik të kriptuar me CHIPHR kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor, bashkëlidhur i dërgon edhe fotografi të mandatit të dërgesës me postë ku marrës është Bashkim Sadria.

Shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet: “…O mik si tkam nuk te kam than gjo se te prit ha sot ha neser per tel…I ka bllokue dogana mik…E per at pune…Smund te kam than gjo…Jan tel ne shipni o mik po i ka majt dogana…”

Në orën 16:31:56, CC4RE2 komunikon me përdoruesin V40G80 duke i dërguar mesazh zanor dhe i tregon rreth një ngjarje që ka ndodhur këtë ditë, ku shtetasi Bujar Ajeit ka ndaluar funksionar të agjencive ligjzbatuese dhe i ka kërcënuar.

Ai në mesazhe shkruan: “…Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti qi fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robqir, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash……. .qe kon ai Luan Elezi i Shikut me to, atëherë gjasme kishte hap kofanon sikur po ishte tu i shit makinën me i hotel ai Luani mtrrtrr, me të i thash hë më ça bone u lodhe a mirë, aaa ça je tu bo i tash,hiç vlla ja kena kohë, po ti prej ka je më i them ktyne, mos prej Tirane, thash o Luan po çdeshe kshu motërqimash ti,se kam për të ja u qi gratë thuj i ash, o ai u çu, o ti qi motrën tash mos e hap gojën hiç thash, s’lash gjo pa i thon robqira thash….”. V40G80 i kthen përgjigje me mesazh zanor në orën 16:34:11: “me kë ke, ke me Lulin, pate Lulin me vete ëë…?” Lidhur me këtë episod, veprimet e shtetasit Bujar Ajeti përshkruhen edhe nga shtetasi

Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023.

Rreth përgjimit që i kanë bërë Bujar Ajetit, jep të dhëna edhe Nuredin Dumani në deklarimin e datës 17.10.2023 ku ndër tjera deklaron: “…Po ashtu, kam takuar edhe Erzen Breçanin, 2 apo 3 herë në Kukës në një bar restorant në qendër të Kukësit. Erzeni me sa më kishte fol Bujari, ishte shok i ngushtë i tij pasi kishin punuar edhe bashkë në polici në repartin Renea.

Erzeni e ndihmonte Bujarin me informacione në rastet kur policia vinte në Kukës për të arrestuar Bujarin apo persona të tjerë, pasi vetë Bujari ishte në kërkim për arratisje nga burgu në Maqedoni. Kujtoj një rast që Erzeni erdhi në Kukës shumë i shqetësuar, pasi i kishte rënë në dorë një përgjim i bërë i cili ishte në pronësi dhe në bisedën e përgjuar midis Bujar Ajetit (Gjermizit) dhe Erzen Breçanit edhe personave të tjerë, ishte përmendur emri i tij.

Ky përgjim ishte bërë nga njësi operacionale e policisë së shtetit. Erzeni me Bujarin u sqaruan dhe Erzeni i tregoi që e kishte sqaruar si situate dhe i ka thënë Bujarit që mos të zhvillonim biseda tek bar “Stani”dhe në telefona pasi ishi në përgjim. Kjo rezultoi e vërtetë pasi disa ditë më vonë, Bujari ka kapur dy punonjës policie tek Bar Stani të cilët po vëzhgonin. Personat nuk ju prezantuan si policë, por Bujari i kuptoi pasi ato po hiqeshin sikur po shisnin një makinë në Kukës, ku vetë ishin nga Tirana. Bujari e pati qëlluar njërin prej tyre me shpullë….” Ky fakt i përmendur nga shtetasi Nuredin Dumani, është i besueshëm pasi në mesazhin zanor të dërguar nga Bujar Ajeti me datë 19.09.2020 në orën 16:31:56 me përdoruesin V40G80 përmendet një rast ku shtetasi Bujar Ajeti ka patur konflikt me disa persona që po hiqeshin sikur shisnin një mjet.

Me datë 17.08.2020 në orën 12:41:14 përdoruesi Nuredin Dumani komunikon me CC4RE2 dhe pasi është vënë në dijeni që telefonin do e marri Erzen Breçani, i dërgon edhe kodin e hapjes të telefonit si dhe kodin e hapjes së aplikacionit SkyECC. Ai dërgon mesazhet: “…Ok… Ta gezojn…Kodin e ka… Cimicimi…Dhe te parin dhe dytin…Qa bome… mbështetet edhe në deklarimin e Nuredin Dumanit, datë 17.10.2023 ku ndër tjera “…Dua të shtoj, duke qenë se Erzeni kishte informacion nga policia në lidhje me aksionet që bënte policia, Bujari më kërkoi që ti jepja një telefon me SkyECC Erzenit që të na informonte për lëvizjet që do bënte policia për llogari time. Unë bleva 3 telefona me SkyECC dhe njërin ja kam dhënë në prani të Bujarit shtetasit Erzen Brecanit. Periudhën nuk e kujtoj se kur ja kam dhënë telefonin Erzenit. Me Erzenin unë nuk kisha kontakt në SkyECC, por ai kishte kontakt me Bujarin. Pagesën e telefonit e kisha bërë unë….”.

ERVIN MATA ORIENTON ERALBI BREÇANIN PËR TRAFIKUN E KOKAINËS

Me datë 21.09.2020, Ervin Mata duke përdorur GS4TD në orën 14:12:03 dërgon mesazhet: (D****P*)”…

GS4TDD—Veç Shqopwri du lek un….Ti kaloj I milion ne Holandë po duash….Po me pret me ca dush…Te flas te kaloj lek sot….Mos e vrit mer mendjen….”

Shtetasi Ervin Mata, evidentohet se ka komunikime edhe me shtetasin Eralbi Breçanin, me të cilin në biseda e orienton dhe flet lidhur me aktivitetin e trafikimit të narkotikëve.

Me datë 10.08.2020 në orën 13:39:16 i dërgon mesazhe Eralbi Breçanit tek S7DEGI me këtë përmbajtje:

“…GS4TDD– Dua çdo gjë transparent me mua……Kaq dua….E ke kuptu kur ishte malli me 27 jua dhashë me 23 ne Valencia me thoje 12….Dhe flasim bashk….Dua t’më besosh ne ca them….Me dysheme ta bej 600…. Pa merak i bej gjitha un…Dua ti te besosh kur flas un….E mos besosh ca thon tjerët….Ok vllai….Kam fillu qe dje…Pa merak do filloj kontaktet prap….Per nja 3 dit kemi dalje ku dush e hypja….Dhe per dalje me thuaj te jap un te sigurta nese ke hypja….Ok….”

PËRGJIMET E DJALIT TË ERZEN BREÇANIT

S7DEGI-Eralbi Breçani

Me datë 07.01.2021, në orën 13:17 zhvillohet bisedë në grup chat-in me numër V6FGL7:59, ndërmjet përdoruesit të Q3QNV9, i identifikuar si Ismail Zeneli, përdoruesit të S7DEGI, i identifikuar si Eralbi Brecani, përdoruesit të V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati dhe përdoruesit të *D****P*, i paidentifikuar, ku diskutohet lidhur me ngarkesën që kërkojnë të nisin nga Brazili dhe rakordohet për detajet me shtetasin Ismail Zeneli. Ata bashkëbisedojnë: “..

S7DEGI–Si ka kalut burra? A u lodht a pushut? Kemi naj lajm tmir sot apo jo?…

*D****P*–Mjes. Spo shef sms daja. Se i kam nis booking…

Q3QNV9–audiofile. Nuk e kam me veti atë telefonin tjetër, e kam në ship. Po s’ke nevojë me me nis booking mor dak se ti e din se si funksionoj unë. Me ca je duke e nis ti, me çantë apo me dyshemi?…

Q3QNV9–A jeni mire, QA thojnë?…

*D****P*–Ok, Çanta, 6 dit tranzit per Turqi, Hapacloyd…

V6FGL7–Okay super plak, Daja është all in, Bro, Ngarkoje ti…

S7DEGI–E ke nis sot? Apo jo?…

*D****P*–Po pres me e mor sot kte. Po se kapa punën nga jashtë, Do e bëjmë ne patio…

Q3QNV9–Beje, Ti e di

(*D****P*)….

Q3QNV9–audiofile.

O (*D****P*) S’ke nevojë me na çu në booking pa ngarku gjanat. Ngarko gjanat pastaj të nisim ato të dhanat më vonë. Ti e di, ske pse me ashtu, ti e din. Çfarë do lloj ashtu që të jetë aty tranzin 5-6 ditë, të jetë transit, e bëjmë me çanta. Tjerat, ti i din ato tjerat se si janë. S’ke nevojë me më çu ti mu, kshu gjana pa bo punë as kurrgjë, mos ta nije fare….

*D****p*–E di Jam bo si drejtor porti un tani…

S7DEGI–Drejtor (*D****P*) do ta vej emrin….”

****

Me datë 11.01.2021, në orën 20:00, zhvillohet bisedë në grup chat-in me numër V6FGL7:59, ndërmjet përdoruesit të Q3QNV9, i identifikuar si Ismail Zeneli, përdoruesit të S7DEGI, i identifikuar si Eralbi Breçani, përdoruesit të V6FGL7, i identifikuar si Besmir Murtati dhe përdoruesit të *D****P*, i paidentifikuar, si më poshtë:

“…V6FGL7–Hello everyone si jeni? A jeni mire?

(*D****p*) Si je vlla? Çpo bën o Drejtor si te shkoj sot? Qa bohet me punën Drejtor?…

*D****p*—Si jeni Çuna? Me këtë po merrem….

Q3QNV9–Ktu jemi. Si jeni ju?…

*D****p*–Mos me pysni 100 her se do ju shkruj un direkt sa te kem videon. Se këte javë jemi top. Si je daje? Ishalla po i bej te dyja punët…

V6FGL7-Okay vlla daja duke prit ty është. Mundësinë e fundit e kemi me qen mire me dajën është kjo jave…

S7DEGI–Ahhaha me dajën shpresojmë te jemi mirë, Dhe mbas kësaj jave mor Kukes. Punët shkojnë e vinë shokët e miqtë duhet me ngel …

V6FGL7–Poo mor shok jemi në zbohet fjalë. Po muhabet pune po bëjmë. Së dhe daja, Ka ca shok se punon. Së nuk është bossi portit. Së me qen bosi së vre mendjen dhe ai tani këto punë janë bohen bohen s’bohen s’bohen. Poo punë do bëjmë ne, Kjo është e sigurt….

S7DEGI– Te gjithë kemi qejf dhe nevojë për lek por gjerat s’jan me buton o Kukës se te ishin me buton do ishim shume happy do ish jeta ma e bukur seç është …

V6FGL7–Pa merak mor burr, së punën e ben me jemi shok dhe shok te fort. Kaq. Pooo kisha muhabet e dajës. Së daja punën me ato tjerët…

S7DEGI–Dajën e kena bish. Sa te lirohen rrugët do shkojnë pak aty ne Spanjë te daja…

V6FGL7–Dajën e kemi blind s’kemi ku gjejmë si daja..

Q3 QNË9–Ashtu qoftë…

V6FGL7—Joo së është daja këtu dhe po e them daja dhe (*D****P*) te dy kan dhen prova. Jemi shok kaq. Prandaj e ka grupi…

S7DEGI–Se më kanë thenë behet jetë e bukur aty. Apo jo daje

88…V6FGL7—

Daja vs (*D****P*). Hahaahahahah. O (*D****p*)…Q3QNV9–

****

… *D****P*–Thash ti beja te dyja, audiofile. o daj ca skam bo me kap kët kuti të thatë, kët javë se kishim ku të njomë. Tani që bomë të thatën, na doli e thata. Tashi dje na thanë, ca je duke bo ti punë me transit me Meksikën ti sqeke mirë mor shok. Ca është kjo punë transit Meksike zbohet llaf se ta vjedhin atje, hapin të gjithë kutiat. Është vendi me I pa sigurtë që ekziston….

*D****P*–Kam bo luft me gjet kutin e that e nigjove tion ca te tha…

*D****p*– audiofile. Tio ore e sekondë duke më thënë hë can gjeti me ty mor burr tit ë cmend. Ti I don gjonat për dy dit. Ma ndrrove mor baba, ma bone kshu, tani do kte. Tani tub o unë luft me njerëz të tjerë, që I kemi, nuk ëhstë se sjanë të sigurtë, po do na vjedhin. Po pse me 1 bo me tjerët, tu i pagu më shumë, tu qen se I kishim vetë kutiat. Tani do I them prapa, mbase nuk e bëjmë me transit Meksike. Q… nanën I ka ik zari dhe Tios….

S7DEGI–O vllai im… Q3QNV9— Na bo ata dysheme te merkuren dhe lej cantat…S7DEGI–Meksik jan vjedh gjithmon cantat se hyn ata kanibal. Me litar nga posht, I hapin, Gjitha kontinjeret i grabisin. Esht 50/50!. Ke fat ske fat…V6FGL7–(*D****P*) si je vlla. Kjo me transit meksik esht pak problem Së pastaj larg qoft me e hape me vjedh mallin dhe vjen kutia ke daja mire. Dhe mos me qen malli, I bje shume keq, Kupton. Dalim si grupi ke daja dhe grupi huj keq. Tani shife mire vetem triasit meksik mos te re as un as daja…

V6FGL7–Së atje esht problem jet…

*D****P*–Po se kemi vu vertet..

*D****P*–Se e kemi 4 dit para booking. Un dje e pash..

V6FGL7–| nder 100 mund te kaloj pa u hape. Meqe ke kutin vlla te merkuren, Beje dysheme së tjemi sigurt. Tani shife ti me dajen, Me mire…

*D****P*–Po…

S7DEGI–O cuna nese doni te rrezikojm rrezikojm sesht hera par, Un se kam problem…

*D****P*–O plak do rri kutia 6 dit ne meksik…

S7DEGI–Ndryshe eshtë…

V6FGL7–(*D****P*) shofe me dajen okay dhe beje dyshemen nese esht e mundur… *D****P*–Flas me, Dajen….”

© Panorama.al

Te lidhura