“Amerikanët po kërkojnë arrestimin e 10 deputetëve, përfshi dhe Monikën. Rama urgjent në SHBA”

Dec 20, 2017 | 12:14
SHPËRNDAJE

Avokati Spartak Ngjela ka publikuar ka publikuar së fundmi në rrjetin social facebook se amerikanët po kërkojnë arrestimin e 10 deputetëve.

Kjo deklaratë e fortë vjen një ditë pas përplasjeve të dhunshme ditën e djeshme  në Parlament për votimin e Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

ngjela

Ngjela shton më tej se mes emrave ndodhet dhe ai I kryetares së LSI-së Monika kryemadhi, e ndërsa Rama ndodhet në tension dhe po mendon të shkojë urgjent për në Uashington.

Postimi i plotë:

Amerikanët kërkojnë arrestimin e dhjetë deputetëve.

Saliu dhe trimat e tij kanë futur kokën strukur nëpër bodrume.

Kërkohet dhe arrestimi i Monikës.

Rama është në tension, dhe mendon të shkojë urgjent në Uashington që të thotë jo. Mund të jetë nisur, por nuk duhet t’ia varin. Asnjë lëshim nuk u duhet bërë bandave që kanë grabitur shqiptarët, edhe duan t’i vënë zjarrin Shqiprisë që të ikin me gjitha paratë e vjedhura.

 

Por e ka kot Rama. Amerikanët duhet të veprojnë në mënyrë drastike se këta bakalaro duan të destabilizojnë Shqipërinë.

 

Saliu me hordhitë e tij i kanë hedhur dorezën Amerikës.

Asnjë nga ata banditë nuk duhet falur, se, mbi të gjitha, kanë shkelur ligjin dhe kanë fyer popullin Shqiptar.

ngjela

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura