A do ta dekretojë Ramën ministër të Jashtëm? Meta: Neni 103 e ndalon, por…

Jan 17, 2019 | 23:10
SHPËRNDAJE

Neni 103 i Kushtetutës e ndalon që ta dekretoj kryeministrin si ministër të Jashtëm, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Në fund të emisionit “Të Pa Ekspozuarit”, Meta u pyet nga Ylli Rakipi, drejtuesi i emisioni: “Neni 103 iu ndalon ta dekretoni, ju si do të veproni”?

“Me nenin 103 ke të drejtë, unë do ta shikoj Kushtetutën dhe gjithë frymën e kushtetutës”, tha Meta.

“Për çdo akt sipas nenit 103 është e pamundur që të ndodhi kjo gjë, por unë do ta lexoj Kushtetutën dhe gjithë frymën e Kushtetutës”, shtoi kreu i shtetit.

***

Presidenti Ilir Meta ka qenë sot i ftuar në emisionin, “Të Paekspozuar” në News 24 të gazetarit Ylli Rakipi, u është përgjigjur pyetjeve për aktualitetin politikë.

Ilir Meta tek RAkipi

Në këtë intervistë Meta, ka folur edhe një herë në lidhje me çështjen e dekretit të Ramës si ministër i Jashtëm.

PJESË NGA INTERIVSTA

Në Kushtetutë thuhet se postimi  i ministrit është i papajtueshëm me çdo post tjetër. Kjo do të thotë se ju nuk do ta dekretoni Ramën?

Presidenti ka të drejtë të bëj interpretimin e tij fillestar.

Nëse Edi Rama do të sjell ty 5 ministra që do jem unë në këto ministri, ju ça do bëni do ta dekretoni?

Që të jemi të qartë kjo nuk thuhet në Kushtetutë, as e përjashton dhe as e aprovon këtë gjë. Ne shikojmë parime dhe precedentët tanë dhe të vendeve të tjera që mund të kenë qenë.

Ju po bëheni normal dhe po thyeni kushtetutën…

Unë nuk thash as do e dekretojë dhe as do ç’dekretoj, unë pas këtij emisioni do takoj këshilltarët e mi dhe ndoshta nesër mund të marrim vendimin. Në do të marrim vendimin më të drejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura