Raundi 1/16 i Botërorit ka njohur tashmë katër çifte të zyrtarizuara. Përballjet janë mjaft interesante.
Supersfida duket të jetë Holandë-Marok. Po ashtu është zyrtarizuar Brazil-Japoni, ndërsa organizatorët e SHBA do presin Bosnjë Hercegovinën si surprizë.
Kujtojmë se çifti i parë që zyrtarizohej ishte Afrikë e Jugut-Kanada. Sa i përket një tjetër përballje, duket fakt dhe thjesht pritet konfirmimi matematikisht.
Bëhet fjalë për sfidën Paraguaj-Gjermani. Pjesa tjetër mbetet për t’u konfirmuar me rezultatet e ardhshme.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












