Milani ka njoftuar largimin e dytë brenda ditës dhe bëhet fjalë sërish për sulmues. Pas Tami Abraham është Luka Joviç, që ndan rrugët me kuqezinjtë.

27-vjeçari nga Serbia ka menaxher shqiptar. Bëhet fjalë për Fali Ramadanin, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë ku Joviç do e vazhdojë karrierën.
Sulmuesi u afrua te Milani në vitin 2023. Kontrata i përfundoi dhe kuqezinjtë nuk preferuan rinovimin.
Joviç numëroi 47 paraqitje gjatë kësaj kohe. Shënoi 13 gola dhe asistoi dy të tjerë, teksa pritshmëritë për të ishin më të mëdha.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











