Turqia po përballet me vatrat më të mëdha të zjarrit në javët e fundit, me mijëra hektarë pyje të shkrumbuar dhe rrezik për banesa, pasuri dhe natyrë. Era e fortë dhe kushtet e vështira atmosferike po bëjnë punën e zjarrfikësve dhe forcave ajrore edhe më të vështirë.
Izmiri është pothuaj katastrofë, hiri nga flakët ka mbërritur madje edhe në ishullin e Patmosit në Greqi. Aeroporti “Adnan Menderes” në Izmir ndërpreu të gjitha fluturimet, përfshirë linja ndërkombëtare prej Londre, Kopenhagë, Koloni dhe Sofje.
⚠️ Important
This thread shows recent arson activity in Turkey.
Due to forest fire in Izmir, flights were cancelled at Adnan Menderes airport https://t.co/5wHRUfZLUF pic.twitter.com/8iWdsX9kvz
— Open News🍥 (@OpenNewNews) June 29, 2025
Në rajonin mes Menderesit dhe Seferihisarit, zjarrfikësit luftojnë me zjarre që përhapen për shkak të erërave, që arrijnë 70–117 km/orë.
Në terren janë angazhuar:
1,113 zjarrfikës
122 makina zjarrfikëse
74 ujësjellëse
84 mjete punëtorie
avionë që hedhin deri në 12 tonë ujë
helikopterë në gatishmëri e sipër
Tre fshatra në zonat përreth janë tashmë të evakuuara, ndërsa lagjet e mëdha në qytet janë në vijim të evakuimit. Nuk ka të dhëna për viktima, por 3 banorë kanë dhënë shenja të shqetësimit për shkak të tymit dhe janë marrë në spital. Agjencia e Pyjeve dyshon se shkaku mund të jetë shkëndija nga kabllot elektrike, por po pritet konfirmimi zyrtar.
Autoritetet paralajmërojnë banorët për kujdes maksimal dhe thirrje për ndihmë, ndërsa atmosfera mbetet e tensionuar deri në përmirësimin e motit.
© Panorama.al












