Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit, flakët përfshijnë dyqanet me struktura llamarine

Jun 29, 2025 | 16:42

Një zjarr ka përfshirë tregun ambulant në zonën e plazhit të Durrësit, duke shkaktuar dëme materiale. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme, ndërsa makinat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

zjarr ne treg

Tregu i përfshirë nga zjarri është i ndërtuar me struktura llamarine dhe përbëhet nga mbi 20 dyqane, të cilat funksionojnë kryesisht gjatë sezonit veror.

zjerm

Nuk raportohet për persona të lënduar.

11

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, por dyshimet janë të ndara mes një shkëndije elektrike si pasojë e kushteve të pasigurta në treg dhe mundësisë së një zjarri të qëllimshëm, për të hapur rrugë ndërtimeve të reja në zonë.

12

Kujtojmë se edhe në vitet e kaluara, ky treg ka qenë disa herë skenë e zjarreve të përsëritura, duke ngritur pikëpyetje mbi sigurinë dhe funksionimin e tij.

13

© Panorama.al

Te lidhura