Zgjedhjet parlamentare/ Dy zyrtarët e Partisë së Lirisë mbërrijnë në selinë e PD-së, takim me Sali Berishën

Feb 24, 2025 | 13:16

Dy zyrtarët e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe Edmond Haxhinasto, kanë mbërritur në selinë e PD-së.

Raportohet se ata do të takohen me kreun e PD-së, Sali Berisha dhe fokus janë zgjedhjet parlamentare.

Kryedemokrati Berisha, në një deklaratë për mediat pak ditë më parë, u shpreh janë të hapur për koalicion me Partinë e Lirisë dhe Ilir Metës, i cili ndodhet në qeli.

Ai deklaroi se janë në negociata me PL-në dhe nëse do të realizohet koalicioni vendet e sigurta në listë do të ndahen.

Kryedemokrati theksoi se “si do të jetë dhe sa do jenë është çështje negociatash”.

Jemi të hapur për koalicion me PL, negociatat vazhdojnë, Jemi të hapur për koalicion me PL dhe Ilir Metën.

Kur bëhet koalicion ndahen edhe vendet e sigurta. Si do të jetë dhe sa do jenë është çështje negociatash”, u shpreh ai.

© Panorama.al

Te lidhura