Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve, ja si ndahen sipas partive

Jan 28, 2025 | 12:16

KQZ ka miratuar sot projektvendimin “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

Kështu partitë politike që do të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve) për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025 janë si më poshtë:

  1. Partia Socialiste e Shqipërisë (PSSh), si partia kryesore e shumicës parlamentare, propozon 2 (dy) anëtarë të KZAZ;
  2. Partia Socialdemokrate (PSD), si partia e dytë kryesore e shumicës parlamentare, propozon 1 (një) anëtar;
  3. Partia Demokratike (PDSH), si partia kryesore e opozitës parlamentare, propozon 2 (dy) anëtarë;
  4. Partia e Lirisë (PL), si partia e dytë kryesore e opozitës parlamentare, propozon 1 (një) anëtar.

Anëtarin e 7 në KZAZ me numër çift e propozon PS.

Ndërkohë sekretari propozohet nga PD në KZAZ me numër çift dhe në ato me numër tek propozohet nga PS.

© Panorama.al

Te lidhura