Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar votimin nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH-së) pasi emri i tij u propozua nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Berisha u shpreh se zgjedhja me 11 vota e Joni Ketës në krye të BKH-së është një procedurë normale.
Kryedemokrati theksoi se nuk ka asnjë njohuri për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të hetimit, duke theksuar se “po të bëj dhe një kontroll në arkivën time digjitale nuk del kund”.
“Procedurë normale, personin nuk kam asnjë njohuri për të. Për persona që nuk i njoh, s’flas kurrë. Nuk kam asnjë njohuri, por po të bëj dhe një kontroll në arkivën time digjitale nuk del kund”, tha Sali Berisha.
© Panorama.al











