Zelensky: Nesër në Paris do të prezantojmë programin e raketave antibalistike të Ukrainës!

Jul 13, 2026 | 15:52

Ukraina do t’ua prezantojë programin e saj të raketave antibalistike aleatëve të saj evropianë gjatë takimeve në Paris të martën (14 korrik).

zelensky

Kështu tha sot Presidenti Volodymyr Zelensky, ndërsa vendi i tij kërkon të mbrojë hapësirën e saj ajrore të cenueshme nga sulmet raketore ruse.

“Do të kemi për herë të parë një takim në nivelin e krerëve të shteteve, këshilltarëve të sigurisë dhe kompanive të mbrojtjes nga vendet që mund të japin një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi të ri raketash antibalistike”, tha Zelensky mes të tjerash në një postim në platformën X.

© Panorama.al

Te lidhura