Zbulohet një tjetër shtëpi bari në Sarandë, dyshohet për të njëjtin grup kriminal! Aktiviteti kriminal kryhej në…

Jan 19, 2026 | 19:30

Një tjetër shtëpi bari është zbuluar pas kontrolleve në qytetin e Sarandës.

shtepi bari

Operacioni u krye sot (19 janar) në lagjen nr. 2, në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”.

Një apartament në një pallat disakatësh rezultoi pas kontrollit se ishte përshtatur për kultivimin e brendshëm të bimëve narkotike.

Policia dyshon se pas aktivitetit të paligjshëm fshihet i njëjti grup që ka lidhje edhe me një tjetër “shtëpi bari” të zbuluar mbrëmjen e 10 janarit në lagjen nr.1, në rrugën “Butrinti”, ku u arrestua një person dhe një tjetër u shpall në kërkim.

© Panorama.al

Te lidhura