“Zbrazet” Kadastra e Vlorës, Forcat e Policisë ndjekin procesin e transferimit të dosjeve të hipotekës, do të spostohet në Tiranë

Jan 29, 2026 | 16:32

Në ambientet e Kadastrës së Vlorës është kryer nën mbikëqyrjen e policisë paketimi i të gjithë dokumentacionit të hipotekës, me qëllim transferimin e tij drejt Tiranës.

Sipas burimeve, kjo lëvizje vjen pas përçarjeve të brendshme mes punonjësve të institucionit.

Si pasojë, është vendosur që dosjet dhe baza materiale të transferohen në Tiranë nën masa të rrepta sigurie. Po ashtu, edhe disa prej punonjësve pritet të transferohen, ndërsa të tjerë mund të japin dorëheqjen.

vlore kadastra policia (3)

Burime bëjnë me dije se disa punonjës, ndoshta për shkak të kërcënimeve apo detyrimeve të tjera, janë detyruar të pranojnë kushtet e zhvendosjes.

Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, baza materiale dhe dosjet e Kadastrës së Vlorës kanë nisur të transportohen drejt Tiranës. Procesi po zhvillohet nën shoqërimin e forcave të Policisë, ndërsa dokumentacioni po ngarkohet në një kamion.

vlore kadastra policia (1)

 

© Panorama.al

Te lidhura