Zbardhet përplasja e fortë Rama-Spiropali, kryeministri ultimatum deputetes së PS: O me ne, o përballë nesh! Je këtu sepse s’dua që të humbasë investimi…

Apr 27, 2026 | 19:32

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër ish-ministren dhe njëherësh deputeten e PS, Elisa Spiropali për akuzat që kjo e fundit ka ngritur në publik kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste.

Ndryshimet ne qeveri-ministrat-votimi-shkarkimi-Balla-Balluku-EdiRama-opozita-tensionet-Nikolla-Spiropali-votimi (33)

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura mësohet se Rama i ka vënë ultimatum Elisa Spiropalit, duke e paralajmëruar se duhet të zgjedhë ose të jetë më PS-në ose kundër saj.

Burime të Panorama bënë me dije se Kryeministri i ka kërkuar Spiropalit që të ndalë postimet në rrjetet sociale kundër PS-së në të kundërt do e gjeje vetën e përjashtuar nga Grupi Parlamentar.

O me ne, o përballë nesh, merr frymë thellë dhe kupto atë që ke bërë”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes pa media.

Më tej, mësohet se Spiropali ka kërkuar të drejtën e fjalës, por kjo i është mohuar nga Rama.

“Ke postuar 2 herë në rrjete sociale, herën e 3-të do të përjashtohesh”, mësohet të jetë shprehur Rama, I cili më tek ka thënë se: “Unë po bëj replikë për çfarë ke shkruar ti. Je akoma këtu sepse nuk dua që PS të humbasë investimin që ka bërë”

Rama i ka listuar qendrimet e saj kunder Grupit te PS teksa mesohet te kete thene se:  “Herën e parë nuk votove, herën e dytë bëre çarçaf,  herën e 3-të del nga Grupi”.

LEXO EDHE

 

“Mos bëj zë, do të vërsulen”- Elisa Spiropali reagon për përplasjen me Edi Ramën: Po më këshillojnë të hesht! Sulmet nuk më trembin! PS, po zëvendësohet nga një strukturë fosile

 

“Ti një herë mos fol fare në prezencën time”- Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e Grupit të PS: Mos na fol ashtu se jemi deputetë! Pak më shumë… 

© Panorama.al

Te lidhura