Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaron se vendet me popullsi të konsiderueshme rusisht-folëse mund të jenë vendet e radhës që mund të shënjestrohen nga Rusia.

“Momenti më i rrezikshëm është kur vendet në Evropën Lindore kanë njerëz me rrënjë ruse – jo sepse ata vetë paraqesin ndonjë kërcënim, por sepse Kremlini do të përdorë këtë si një justifikim për pushtim”, tha Zelensky.
Në listën e vendeve të rrezikuara nga Rusia, Zelensky foli për Poloninë, Sllovakinë, Letoninë, Moldavinë dhe Estoninë, që sipas tij janë vendet potencialisht nën kërcënimij rus, raporton Sky News.
“E njëjta gjë, siç ndodhi kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe pushtoi Donbasin. Në fillim ata thanë se nuk do i pushtojnë territoret tona… dhe thanë se mbrojnë njerëzit që flasin rusisht”, tha Zelensky.
“Nëse ne do të rrëzohemi… Unë mendoj se të gjitha këto vende që përmenda e kanë këtë rrezik për shkak të politikës ruse, për shkak të pikëpamjes së tyre për botën ruse”, u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
© Panorama.al











