VIDEO+FOTO/ “Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët protestë para Kuvendit, Policia shton forcat për t’i larguar, mbërrijnë dhe FNSH-të me skafandra! Blindon godinën dhe rrugët me kordonë efektivësh

Jun 30, 2026 | 12:28

Prej gati tre orësh vijon protesta jashtë Kuvendit ka qenë intensive, teksa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Rama, teksa paralelisht mbahet seanca plenare.

policia skafandra

Nuk kanë munguar edhe thirrjet për deputetët dhe ministrat që dilnin nga godina, deri gjuajtja me vezë dhe ndjekja e tyre nga pas, si rasti i Tërmet Peçit.

policia protestaa

Dhe në këtë situatë Policia është përpjekur të shtyjë protestuesit apo t’i largojë me forcë. Siç shihet nga pamjet, protestuesit kanë hedhur vezë edhe ndaj një ‘Audi’ qeveritar.

policia me skafandra

Në këto rrethana tensioni dhe revolte qytetare me thirrjet “Rama dorëhiqu”, “parlament i krimit”, “Arresto Ballukun”, “Revolucion”, “Parlament analfabet”, “Hajdutë” etj., është dashur ardhja e forcave shtesë të policisë.

policia parlamenti

Trupa FNSH me skafandra dhe pajisje të tjera mbrojtëse dhe sulmuese janë rreshtuar para parlamentit për të mbrojtur godinën dhe deputetët.

policia kuvendi skafandra

policia skafandra

Mes thirrjeve, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe të qeverisë së tij.

protestuesit dhe policia kuvendi

Momente më pas situata është tensionuar edhe më shumë, teksa Policia ka ushtruar forcën e saj duke larguar protestuesit në distancë nga hyrja e Kuvendit.

policia kordon kuvendi

Me disa kordonë të përzier forcash, mes tyre të Rendit, patrullave dhe FNSH-ve, janë krijuar skuadra mbrojtëse në rrethimin e të gjithë territorit të Kuvendit dhe deri në rrugën kryesore.

kuvendi rrethimi

makina me veze

Protestuesit janë mbajtur në distancë nga hyrja dhe përtej rrugës, duke mos i lejuar t’i afrohen Kuvendit në kohën që kalonin deputetët dhe makinat e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura