Ministri i Jashtëm grek Niko Dendia ka vizituar sot Tiranën ku është takuar me kryeministri Edi Rama dhe ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi.
Vizita e zyrtarit grek është komentuar gjerësisht nga mediat në Athinë, të cilat e lidhin atë me përpjekjet për të rikthyer në tryezë negociatat për kufirin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas raportimeve të mediave greke, Athina synon të riaktivizojë procesin e dakordësuar në vitin 2020 për dërgimin e çështjes së detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Në fokus të diskutimeve, sipas “To Vima” dhe mediave të tjera greke, ka qenë rifillimi i dialogut për zonat detare dhe shelfin kontinental, një proces që ka mbetur i bllokuar prej vitesh.
Mediat greke e konsiderojnë vizitën e Dendias si pjesë të një klime më pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve, pas kontakteve të fundit mes Athinës dhe Tiranës dhe mbështetjes së Greqisë për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.















