VIDEO/ Tronditet Turqia! Trajneri transportohet me urgjencë në spital, anulohet ndeshja kualifikuese

Mar 31, 2026 | 19:04

Skena tronditëse ndodhën sot në sfidën Kroaci U21 – Turqi U21, ndërsa regjistrohej minuita e 35-të. Sfida kualifikuese u anulua, pasi trajneri turk u rrëzua në fushë.

Screenshot 2026-03-31 185047

Për Korkmaz u nevojit menjëherë transportimi me urgjencë drejt spitalit. Gjithçka erdhi pas kartonit të kuq që mori Tiknaz nga Turqia U-21.

Sipas “Tivibu Spor”, trajneri turk ka rrëshqitur dhe më pas përplasi kokën. Për këtë pati ënjtje në kokë, ndërsa i vetdijshëm u transportua drejt spitalit.

Turqia është tronditur nga ky lajm i fundit. Kujtojmë se ekipi A do të përballet sot me Kosovën në finalen e “play off” për Botërorin.

Pamjet nga ndeshja: (VIDEO)

Screenshot 2026-03-31 185155

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura