VIDEO/ Shkëlqen Nigeria, kombëtarja e Osimhen fiton bindshëm ndaj Mozambikut dhe shkon në çerekfinale!

Jan 5, 2026 | 22:30

Kombëtarja e Nigerisë ka shënuar një fitore të thellë ndaj Mozambikut për t’u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Afrikës, teksa triumfoi me rezultatin 4 me 0.

osmieh nigeria

Bomberi Viktor Osimhen shënoi pas vetëm dy minutave lojë, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Gjithsesi baraspesha nuk zgjati shumë, teksa në minutën e 20-të, Lukman, tundi rrjetën. Në minutën e 25-të, ishte radha e Osimhen për të dyfishuar shifrat.

Nigeria nuk u mjaftua me kaq, teksa dy golashënuesit bashkëpunuan për golin e tretë. Lukman e gjeti për mrekulli Osimhen që e kishte të lehtë të shënonte në portën e zbrazur në minutën e 47-të.

Fitoren pastaj e vulosi Adams pas një tjetër asisti të Lukman në minutën 75-të. Nigeria kësisoj shkon në çerekfinale, ku do të përballet me Egjiptin.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

© Panorama.al

Te lidhura