VIDEO/ Policia rikthehet në shtëpinë e krimit, kontrolle për mikrogjurmë që të zbulojë vrasjen e dyshuar të Gëzim Vijës në Bulgarec!

Apr 3, 2026 | 11:13

Dyshimet e arsyeshme për një vrasje të mundshme gjatë konfliktit të çastit apo në dinamikë grabitjeje, kanë rikthyer sot (3 prill) Policinë e Korçës në fshatin Bulgarec, në banesën e 78-vjeçarit Gëzim Vija, që u gjet dje i vdekur, teksa kishte edhe plagë nga goditje në kokë.

Kjo gjurmë e parë shërbeu si indicio për një krim të dhunshëm, duke mos përjashtuar pistën e rënies aksidentale.

makina korce

Por gjurmët e tjera të zbuluara përforcuan dyshimin se i moshuari që jetonte vetëm prej më shumë se dy dekadash, mund të ishte sulmuar me pasoja fatale.

bulgarec krimi

Vetëm pak minuta më parë është rrethuar përsëri vendngjarja në fshatin Bulgarec të Korçës, për ngjarjen e rëndë kriminale ku mbeti i vdekur 78-vjeçari Gëzim Vija, baba i katër fëmijëve.

korce bulgarec ngjarja

Gjithashtu, ekspertët kriminalistë janë rikthyer sërish duke kryer veprimet hetimore brenda banesës për të zbardhur dinamikën e krimit.

bulgarec5

Po tentohet gjetja e mikrogjurmëve, ku është këqyrur, kontrolluar dhe fotografuar gjithçka.

bulgareec2

Në pamje dallohen hetuesit duke fotografuar një makinë “Benz” me ngjyrë ulliri dhe targa të Korçës.

bulgarec3

Gjithashtu edhe brenda shtëpisë, me pajisje kontrolli për gjurmë biologjike, ADN-je apo dhe daktiloskopike.

korce

Ndërkohë, pjesë e veprimeve hetimore është edhe një automjet në pjesën e jashtme të banesës, në të cilin po kryhen veprime.

gezim vija dhe vendngjarja korce

Gjithashtu po kërkohet ehe sendi me të cilin dyshohet se mund të jetë goditur në kokë i moshuari dhe kontaktet e tij të fundit, ekspertimi i telefonit për biseda dhe mesazhe dhe dëshmitë e fqinjëve, të afërmve dhe kujtdo që ka informacione me rëndësi hetimore për zbardhjen e krimit.

korce ngjarja gezim vija

© Panorama.al

Te lidhura