Portugalia eliminoi Kroacisë me përmbysje rezultati, që në fund tregonte 2 me 1. Polemikat e shumta u krijuan, pasi Kroacisë iu anulua në fund goli i barazimit për 2 me 2. Ishte ndërhyrja e VAR që ndryshoi vendimin në fushë.
Kroacia riktheu baraspeshën në minutën e 102-të me autor Gvardiol. Më pas VAR ndërhyri për herë të dytë në favor të Portugalisë, pasi fillimisht kishte kontribuar në dhënien e penalltisë.
Goli i Gvardiol u anulua për pozicion të dyshimtë jashtë loje, ndërsa anësori e konsideroi të rregullt. Për rastin në fjalë, gjyqtarit kryesor nuk iu tregua nga VAR pikërisht pamja nga prapa porte.
Ajo ku nuk vërtetohej se Matanoviç me kokë e dërgoi topin te Gvardiol. Në fund u vendos për anulimin e tij. Pretendimet janë se sensorët e topit dalluan prekjen. Kujtojmë se për Botërorin ishte risi një top i tillë.
Portugalia kaloi kështu më tej. Në fazën 1/8 do përballet me Spanjën.
Pamja qe u fsheh nga VAR per kryesorin: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al












