VIDEO/ Modriç mbërrin në Milano, thotë fjalët e para si futbollist i ardhshëm i kuqezinjve

Jul 14, 2025 | 12:59

Luka Modriç është lojtari më i ri i Milanit. Mesfushori kroat ka zbarkuar në Milano ku tha edhe fjalët e para.

Screenshot 2025-07-14 122944

39-vjeçari duket entuziast për aventurën e re që e pret. Igli Tare me Milanin këmbëngulën për të që në ditët e para të merkatos, ndërsa transferimi mund të vinte vetëm pas Botërorit të Klubeve.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Sfida të mëdha më presin dhe do të kem kohë që të flas për çdo gjë”, u shpreh Modriç në fjalët e tij të para.

Fjalët e Modriç: (VIDEO)

“Përshëndetje të gjithëve, sapo mbërrita në Milano. Shumë i lumtur që ndodhem këtu, për të vijuar një aventurë të re në karrierën time. Një përqafim i madh për të gjithë”, u publikua më pas mesazhi i kroatit nga “Djalli”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura