Kthimi i Frenk Lamaprd në stolin e Çelsit nuk ka rezultuar me fat për blutë londinezë. Ata janë mposhtur edhe sot, në duelin ndaj Ullvërhemton, duke mbetur në vendin e 11 në renditjen e kampionatit.

Blutë londinezë krijuan raste por nuk ditën të finalizonin, duke shfaqur të njëjtat probleme si në periudhën e Poter, teksa “ujqërit” përfituan nga goli i Mateus Nunjesh për të fituar me rezultatin minimal këtë sfidë e për t’u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit.
Ndërkaq, vazhdon lufta e ndezur për zonën e Champions. Mançester Junajtid ishte i pari që fitoi me shifrat 2-0 sfidën e vet ndaj Evertonit. Por më pas, Njukasëll u përgjigj me një sukses 2-1 ndaj Brentfordit, ashtu si edhe Totenhemi që i ndjek, i cili mposhti Brajtonin.
REZULTATET
Mançester Junajtid-Everton 2-0
36’ MehTominei, 71’ Marsial
Aston Vila-Notingem 2-0
48’ Traore, 90’+5’ Uotkins
Brentford-Njukasëll 1-2
45’+1’ (p) Tonei / 54’ (ag) Raja, 61’ Isak
Fullhem-Uest Hem 0-1
23’ (ag) Rid
Leister-Bornmuth 0-1
40’ Billing
Totenhem-Brajton 2-1
10’ Son, 79’ Kejn / 34’ Dank
Ullvërhempton-Çelsi 1-0
31’ Mateus Nunjesh

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











