Xhaxha i Aleks Nikës, njërit prej 4 viktimave të 21 janarit 2011, Marku është parë sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku hyri për një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.
Hetimet për vrasjet në 21 janar 2011, kanë ecur me ritme, teksa pak kohë më parë u pyet edhe ish-kryeministri, kreu i PD-së Sali Berisha dhe disa ditë para tij u pyet edhe ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
Mark Nika, së bashku me gazetarin Artan Hoxha dorëzuan në SPAK një kasetë me audio regjistrim nga 21 janari, ku pretendohet se gardistët merrnin urdhër për të qëlluar mbi turmën e protestuesve para kryeministrisë gjatë asaj demonstrate të opozitës socialiste në atë kohë
Hetimet për 21 janarin u rinisën nga SPAK pasi më parë u dha direktiva nga ana e Gjykatës së Strasburgut. Prokuroria e Tiranës shpalli fillimisht moskompetencën për rifillimin e hetimeve dhe çështja kaloi në duart e Prokurorisë së Posaçme.
Familjarët e të ndjerit Aleks Nika kanë kërkuar drejtësi, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për vonesën e përfundimit të hetimeve dhe vënien para përgjegjësisë të vrasësve të 4 protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
© Panorama.al











