Këto janë pamjet e tjera të arrestimit të aktorit Shkëlzen Bushi, një prej aktivistëve në protestën e sotme para Parlamentit, ku mes tyre u ndalua edhe Dritan Goxhaj.
Momentet tregojnë grupin e policëve që ndjek nga pas aktivistët dhe kërkon që t’i arrestojë me dhunë, edhe pse ata nuk i kanë sulmuar.
Madje në një çast efektivët i kanë shtrirë përtokë aktivistët, i kanë tërhequr zvarrë, duke shkaktuar edhe dëmtime trupore.
Në një moment aktivisti Shkelzen Bushi shihet që shtrihet në asfalt dhe madje dëgjohen thirrjet e protestuesve që akuzojnë uniformat blu se “po i vinin shkelmat në fyt” qytetarit.
“Nuk bëri asgjë, çfarë bëni, po i vini shkelmin në fyt”, bërtasin qytetarët teksa arrijnë të shpëtojnë një tjetër aktivist nga prangat, por jo të dytin, i cili u shtri në tokë dhe u prangos.
Më tej Bushi u tërhoq zvarrë drejt hyrjes së Kuvendit ku më tej u përcoll në makinën e Policisë.
Më tej nuk munguan edhe thirrjet “Lironi shokët tanë” apo ‘Lironi protestuesit, si s’ju vjen turp”.
© Panorama.al














