Protestuesit janë zhvendosur para godinës së Policisë së Tiranës duke kërkuar lirimin e atyre që u shoqëruan pas tensioneve përpara Kuvendit, ku qëndruan që nga nisja e seancën plenare.
Një prej pjesëmarrësve theksoi se protestën do ta zhvillojnë para policisë, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që t’u bashkohen atyre.
“Kemi një thirrje për të gjithë qytetarët e Tiranës. Protesta do të bëhet këtu. Shokët tanë janë këtu, protestë më paqësore dhe më të bukur.
Në ndihmë të këtyre çunave, në ndihmë të Shqipërisë e të vendit. Bashkohuni me ne” tha ai, ndërsa përsëriti thirrjen për lirimin e protestuesve.
© Panorama.al












