VIDEO/ Bomberi shqiptar tund rrjetën në La Liga, vetëm Mbape numëron më shumë gola se Muriqi

Jan 11, 2026 | 14:52

Vedat Muriqi po kalon një edicion të shkëlqyer në La Liga. Sot realizoi golin e radhës në favor të Majorkës, ndërsa brazoi 1 me 1 sfidën ndaj Rajo Vajekanos.

muriqi

Ishte minuta e 30-të e ndeshjes, kur Muriqi dërgoi topin në rrjetë. Sulmuesi i Kosovës numëron 11 gola në kampion, më tepër ka shënuar vetëm Kilian Mbape te Reali.

Nga minuta e parë për Majorkën luan edhe Marash Kumbulla, që përfitoi nga mungesat për t’u kthyer titullar pas një kohe të gjatë.

Në anën tjetër Ivan Balliu u aktivizua për Vajekanon në minutën e 38-të. Mbrojtësi i Kombëtares mori vendin e Ratiut.

Goli i Vedat Muriqit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura