Ultimatumi i kryeministrit Rama, dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan! Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore

Jul 14, 2025 | 12:43

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë Elbasan këtë fillim jave pas një kërkesës së Kryeministrit Edi Rama.

1650133503_bashkiaelbasan2c1200x600

Burime zyrtare konfirmojnë se drejtues të niveleve të larta si dhe administratorë të njësive vendore në këtë bashki  kanë paraqitur dorëheqjen e tyre në mënyrë kolektive.

Dorëheqjet masive vijnë, sipas kreut të qeverisë, si pjesë e një procesi të gjerë riorganizimi dhe pastrimi në administratën vendore, me synim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kryeministri Rama është shprehur më herët për nevojën e një “rilindjeje institucionale” në disa bashki, përfshirë Elbasanin, ku janë evidentuar problematika në funksionimin administrativ dhe në zbatimin e reformave. Dorëheqjet masive pritet t’i hapin rrugë emërimeve të reja.

© Panorama.al

Te lidhura