“Uji na mbyt, korrupsioni sundon!” – Lëvizja Bashkë proteston para bashkisë së Durrësit, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe hetim për hidrovorin

Jan 9, 2026 | 9:17

Lëvizja Bashkë ka protestuar mëngjesin e kësaj të premteje para bashkisë së Durrësit për përmbytjet masive që kanë prekur disa zona të qytetit prej disa ditësh.

levizja bashke proteste durres permbytjet (3)

Ata kërkojnë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si edhe hetim të thelluar për hidrovorin e dytë. Po ashtu ata kërkojnë edhe investigim për vdekjen e punonjësit të bashkisë Astrit Hysenaj, që u gjet u pajetë dje pasi dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit.

Lëvizja kërkon mes të tjerash që organet e drejtësisë të hetojnë edhe portin e ri që po ndërtohet, akuza për të cilin ka shprehur më herët edhe PD.

“Gjendje e jashtëzakonshme tani”, “Uji na mbyt, korrupsioni sundon”, “Hetim për portin e ri”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar protestuesit.

Kujtojmë që një ditë më parë, prokuroria e Durrësit nisi hetimet për përmbytjet për tre vepra penale shpërdorim detyre, shkatërrimi i pronës me përmbytje dhe shkatërrimi i pronës nga pakujdesia.

Organi i akuzës ka dyshime se situata të jetë shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të hidrovorit që ka kushtuar 19 milionë euro.

levizja bashke proteste durres permbytjet (4)

levizja bashke proteste durres permbytjet (3)

levizja bashke proteste durres permbytjet (1)levizja bashke proteste durres permbytjet (2)

© Panorama.al

Te lidhura