Udhërrëfyesi për jurisprudencën e GJK! Elisa Spiropali: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë kontribut për forcimin e shtetit të së drejtës!

Jul 14, 2025 | 11:07

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në prezantimin e udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Në nisje të fjalimit të saj, kryeparlamentarja tha se Shqipëria ndodhet sot në një momentum të rëndësishëm historik në rrugëtimin drejt forcimit të institucioneve demokratike, anëtarësimin ne familjen europiane dhe rritjen e prestigjit ndërkombëtar.

Spiropali theksoi rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese në formimin e shtetit të së drejtës.

“Vendimet e GJK janë edhe një kontribute të forcimit të shtetit të së drejtës në tërësi. Ky vëllim vijon punën e nisur me botimin e parë dhe ofron në instrument të vlefshëm për kuptimin, analizën dhe zbatimin e vendimeve kushtetuese në praktikën institucionale dhe ligjore të vendit tonë”, tha kryetarja e Kuvendit.

Elisa Spiropali: Shqipëria ndodhet sot në një momentum të rëndësishëm historik në rrugëtimin drejt forcimit të institucioneve demokratike, anëtarësimin ne familjen europiane dhe rritjen e prestigjit ndërkombëtar. Nga të gjithë ne kërkohet që të bashkëpunojmë në këto procese.

Vëllimi i dytë i udhërrëfyesit të jurisprudencës të Gjykatës Kushtetuese është një dokument i rëndësishëm me vlera njohëse për konsistencën e vendimmarrjes së gjykatës, përmbajtjen dhe cilësinë e vendimeve të saj si edhe me dobi praktike.

Vendimet e GJK janë edhe një kontribute të forcimit të shtetit të së drejtës në tërësi. Ky vëllim vijon punën e nisur me botimin e parë dhe ofron në instrument të vlefshëm për kuptimin, analizën dhe zbatimin e vendimeve kushtetuese në praktikën institucionale dhe ligjore të vendit tonë.

Lexo edhe: Holta Zaçaj: Vendimet e Gjykates Kushtetuese s’janë këshilluese dhe as opsionale për t’u zbatuar! Ekzekutimi i tyre, një detyrim për të gjitha pushtetet

Lexo edhe: Ambasadori i BE, Gonzato: Institucionet shqiptare duhet të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese!

© Panorama.al

Te lidhura