Për herë të dytë brenda një periudhe shumë të shkurtër studentët e Akademisë së Sigurisë në Sauk janë helmuar nga ushqimi.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se rreth 30 studentë janë paraqitur në spital me të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke. Ndërkohë mësohet se institucioni furnizohet me ushqim nga kompania e kateringut Sori Al.
Menuja e ushqimeve që kursantët kanë konsumuar në darkën përfshin:
Pilaf
Makarona
Fasule
Sallam
Salcice
Kos
Qumrsht
Buke
Ky është rasti i dytë i ngjashëm që raportohet brenda pak muajsh në Akademinë e Sigurisë.
Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.
© Panorama.al












