Eksperti i Turizmit, Leonard Seferi, ka renditur disa nga problematikat me të cilat përballet vendi ynë gjatë sezonit turistik.

Përmes një interviste për Panorama TV, Seferi tha se trafiku rrugor është një problematikë e madhe gjatë sezonit.
Sipas tij problem mbetet edhe mos-dezinfektimi i vatrave të mushkonjave, gje e cila sipas tij ka qenë mjaft shqetësuese gjatë sezonit të kaluar.
Ai shtoi se një tjetër problem madhor është mungesa e fuqisë punëtore, pasi sipas tij, kjo gjë ndikon drejtpërdrejt edhe në cilësinë e shërbimit.
“Mendoj se duhet të kemi kuptuar disa gabime nga sezoni i kaluar. Besoj që ky sezon duhet të jetë pak më mirë se sezonin e kaluar. Për mendimin tim është gjithë vakumi që është krijuar pas pandemisë, pas mosbërjes së pushimeve nga njerëzit gjatë asaj periudhe, çka bën që t’i kalojnë tani pushimet. Por do të ndikojë edhe tërmeti i rënë në Turqi, në zonat turistike, si në Antalia, që do të bëjë që ai fluks turistësh të shpërndahet në të tjera vende.
Aksi Shëngjin-Lezhë është dendësisht i kalueshëm gjatë sezonit veror. Ndërsa në Durrës punime po kryhen, punime pa fund. Përveç rëndesës së trafikut nga sezoni, rrugës i shtohen edhe punimet që pengojnë qarkulliminj e lirshëm të automjeteve. Infrastruktura është një problem. Tjetër problem është problemi me mushkonjat, vjet u dha tender për dezinfektim dhe ai u bë pjesërisht kur mbaroi sezoni.
Tjetër problem është mungesa e krahut të punës. Ne paradoksalisht kemi mugesë të punëtorëve. Mungesa e stafit të kualifikuar sjell edhe mungesën e shërbimit. Nëse vjen një turist në Shqipëri për herë të parë, nuk është një sukses. Sukses është nëse ai vjen për herë të dytë e të tretë.
Fluksi mesa di unë, ka një zgjerim të Aeroportit të Rinasit. Janë shtuar linja dhe destinacione të reja. Në aspektin e mirëpritjes është bërë një progres. Por në aspektin e kapaciteteve, sidomos infrastruktura rrugore, vërejmë shumë thjeshtë se në çfarë situate jemi.
Problemi duhet kapur që në bazë, kush janë këto punonjës të moshave të reja. Ai person që shkon të punojë atje, e ka zënë halli, e shikon punën si diçka periodike. Ka një mosrakordim mes punëmarrësit dhe punëdhënësit në këtë aspekt. Çfarë kërkon hoteleria tani në çdo sektor mund të bëhen trajnime, për të rritur cilësinë e punonjësve. Në Shqipëri nuk e di nëse do të ketë një farë tërheqjeje.
Në momentin që ne flasim, shumë hotele me 4-5 yje kanë importuar punonjës nga vende të ndryshme. Përshembull e marrin stafin e pastrimit nga Filipinet, i paguajnë shumë herë më shumë sesa do i paguanin shtetasit shqiptarë. Ne vërtet mund të kemi shumë të meta si komb, por për punëtorë shquhemi. Ne kemi rastin e shqiptarëve nëpër botë, përshembull në Gjermani që bëjnë punë të rëndomta, nga ndërtimi te të tjerat. Se shpësh themi që shiko se dembel, por dembel në raport me atë se çfarë merr”, u shpreh Seferi.
© Panorama.al











