Tre vite nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë! Zelensky: Nëse nuk na pranojnë në NATO, ne do të krijojmë…

Feb 24, 2025 | 15:14

Ukraina duhet të krijojë ” NATO-n ” e saj nëse vendi nuk pranohet në Aleancën Euroatalantike, tha Volodymyr Zelensky përmes një postimi në platformën X, në trevjetorin e pushtimit rus.

Screenshot_1

“NATO është alternativa më efektive për të parandaluar një luftë të re. Është zgjidhja më e thjeshtë dhe më logjike”, shkroi presidenti ukrainas, i cili vazhdoi duke iu referuar “planit B” për vendin e tij në rast se Ukraina nuk i bashkohet Aleancës.

“Nëse Ukraina nuk i bashkohet NATO-s , ne do të na duhet të krijojmë NATO-n brenda Ukrainës, që do të thotë të mbajmë një ushtri mjaft të fortë për të zmbrapsur sulmin, financimin e tij, prodhimin dhe grumbullimin e mjaftueshëm të armëve tona dhe negocimin me partnerët tanë për pjesëmarrjen e tyre për të parandaluar Rusinë të nisë një luftë tjetër. Kjo është arsyeja pse ne po flasim për një sistem gjithëpërfshirës të garancive të sigurisë – ushtarake, ekonomike dhe politike. Ne duhet të peshojmë gjithçka – çfarë është më e lirë, çfarë është më realiste dhe çfarë mund të bëhet më shpejt. Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që mbështesin Ukrainën në punën tonë për sigurinë e vërtetë,” shtoi Zelensky.

Ditën e djeshme presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është i gatshëm të heqë dorë nga posti i tij nëse kjo do të thoshte paqe në Ukrainë dhe shtoi se ai do ta shkëmbente largimin e tij nga detyra me hyrjen e Ukrainës në NATO.

“Nëse një gjë e tillë (kjo do të thoshte) paqe për Ukrainën, nëse vërtet mendoni që është e nevojshme që unë të largohem nga posti, unë jam gati,” tha Zelensky kur u pyet gjatë një konference për shtyp a do të ishte gati të largohej nga posti nëse kjo do të thoshte një arritje e paqes.

“Do ta këmbeja këtë menjëherë me një (anëtarësim) në NATO, nëse është ky kusht, menjëherë”, shtoi presidenti.

Kujtojmë se presidenti amerikan Donald Trump, ka këmbëngulur që në Ukrainë të zhvillohen zgjedhjet, duke e quajtur Zelensky një “diktator”, mesa duket një referencë ndaj faktit që mandati zyrtar pesëvjeçar i udhëheqësit ukrainas përfundoi zyrtarisht në vitin 2024.

© Panorama.al

Te lidhura